×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Çerdhet private në kryeqytet protestojnë para Komunës, kërkojnë rihapjen

    FrontOnline
    02 Gusht 2020

    Asociacioni i institucioneve parashkollore private nuk po pajtohet me vendimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti për mos hapje të çerdheve private.

    Për këtë qëllim, përfaqësues të këtij asociacioni u mblodhën të diel në mbrëma para Komunës së Prishtinës për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

    Gëzime Rexhepi-Çollaku nga ky asociacion akuzoi kryetarin Shpend Ahmeti për moskoordinim dhe mosbashkëpunim, madje ajoi tha se për vendimin u njoftuan vetëm përmes një statusi të lëshuar në Facebook nga Ahmeti.

    Ajo tha se i kanë njoftuar prindërit që nga nesër mund t’i sjellin fëmijët në kopshte, por ky vendim i të parit të Prishtinës, thotë se i ka befasuar.

    Rexhepi-Çollaku: Ne i kemi zbatuar të gjitha masat, nuk e di pse ky vendim për mos hapje

    “Ne jemi sot këtu për t’u arsyetuar para të gjithë prindërve që i kanë përgatitur fëmijët e tyre që nesër t’i sjellin në kopsht. Nuk di se çfarë arsyetimi dhe si fëmijët do ta kuptojnë këtë arsyetim. Nuk jemi që ta dëmtojmë shëndetin e fëmijëve, mirëpo asnjë ekip nuk është formuar që të dalin në kopshtet e caktuara që të shohin se si zhvillohet dhe si zbatohen masat nga institucionet parashkollore private, kur dihet se të gjitha masat janë ndërmarr dhe janë zbatuar. Në këtë kohë vijueshmëria e fëmijëve ka qenë minimale dhe janë zbatuar në përpikëri duke u bazuar në manualet e IKSPHP-së”, tha ai.

    Ajo pati disa pyetje për kryetarin e Shpend Ahmeti, teksa theksoi se ky do të jetë vetëm fillimi dhe se nuk do të ndalen derisa të trajtojnë njëlloj sikurse institucionet tjera publike.

    “Pse kjo ndalesë selektive. A ndoshta pse shumica diku 90 për qind të gjitha institucionet parashkollore private janë në pronësi të grave dhe nuk jemi të zëshme, sepse ata janë të fortë dhe asnjëherë nuk marrin një model qoftë edhe në vendet fqinjë. Por ky është fillimi dhe nuk do të ndalemi me kaq”, tha ajo.

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se janë duke hartuar një protokoll që do të konkretizonte deri në detaje menaxhimin e situatës me çerdhe, pas rihapjes.

    Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se ky protokol do të udhëzojë në veçanti kopshtet, për menaxhimin e kopshteve dhe masat që do të ndermirën në rast të infeksioneve eventuale.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i vendosur pranë ambasadës në Kosovë sot do të valojë në gjysmështizë. Kjo për arsye...
    Lajme09 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të kontribuojnë në forcimin e Kosovës. Në...
    Lajme09 Janar 2025
    Avokati Arbër Jashari për Front Online, ka folur mbi temën e faljes së të burgosurve nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë...
    Lajme09 Janar 2025
    Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, për Front Online, e ka komentuar shkurt veprimin e Presidentes Vjosa Osmani, e cila deri më tani...
    Lajme09 Janar 2025
    Sot mbi Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale...
    Lajme09 Janar 2025
    Mbi 100 kërkesa kanë shkuar në zyre të Presidentes Vjosa Osmani, me të vetmin qëllim, që ajo të i falë një pjesë...
    Lajme09 Janar 2025
    Për ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, kryeministri aktual Albin Kurti ka cenuar marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e saj, veçanërisht me SHBA-në....
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale për gjendje emergjence për Kaliforninë, që do të autorizojë fonde dhe burime për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.