×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Bordi i ri rekomandon pezullimin e konkursit të shpallur në KEK

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. i kryesuar ngaMusa Misini me drejtorët z. Petrit Ibraj,  Fadil Hoxha dhe  Fatime Grajqevci, ka mbajtur mbledhjen e parë zyrtare me ç’rast janë njoftuar nga u.d. Kryshefi Ekzekutiv Luigj Imeri për objektivat dhe sfidat e korporatës, raporton FrontOnline

    Në këtë takim, Imeri, ka njoftuar kryesuesin dhe drejtorët e Bordit të Përkohshëm të KEK sh.a. për aktivitetin e korporatës për nëntë mujorin e këtij viti, sfidat me theks të veçantë në implementimin e projekteve kapitale dhe gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19 si dhe menaxhimin e mirë të kësaj situate deri më tani.

    Në anën tjetër,  Misini ka theksuar se Bordi i përkohshëm i drejtorëve, si përfaqësues i aksionarit të vetëm (qeverisë) ka përgjegjësinë për performancën e mire të KEK-ut. Për më tepër, ai ka bërë të ditur se Bordi i Përkohshëm është i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë për qeverisjen korporative gjithnjë duke respektuar Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe rregulloret e Brendshme të Korporatës. Tutje,  Misini ka potencuar se në radhë të parë duhet t’i kushtohet vemendje e veçantë shëndetit dhe sigurisë së punonjësve të KEK-ut, në këtë vazhdë ai ka inkurajuar menaxhmentin që të angazhoj të gjitha kapacitetet për menaxhimin sa më të mirë të gjendjes aktuale si pasojë e pandemisë COVID-19.

    Në takimin e sotëm, Bordi i Përkohshëm ka rekomanduar pezullimin e konkursit përkohësisht deri në analizimin më të detajizuar të skemës funksionale organizative.

    Fare në fund, Bordi i përkohshëm ka përshëndetur angazhimin e menaxhmentit dhe punëtorëve për rezultatet e arritura si në aspektin operative ashtu edhe në atë financiar. Në mbledhjen e ardhshme të rregullt të caktuar për të Premtën dt: 30.10.2020, Bordi i Përkohshëm pritet të diskutojë buxhetin për vitin 2021, Draft planin e strategjisë së KEK-ut 2021-2025 si dhe planin afarist.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Drejtori për Fqinjësi dhe Zgjerim e BE-së ka shkruar në faqen zyrtare për raportin më mes të Kosovës dhe BE-së, duke treguar...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës do të mbështesë me 100 mijë euro familjarët e veprimtarit të vrarë Enver Hadri, për vrasjen e të cilit...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK, Hajdar Beqa me numër 31, fton të gjithë bashkëatdhetarët që të votojnë, pasi vota e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Vip10 Janar 2025
    Big Brother VIP Albania ka marrë vëmendjen e gjithë publikut, pas hyrjes së Gjestit, si banori më i ri në shtëpi. Por...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.