×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bertoncelj: Sllovenia do të mbështesë Kosovën në integrimin euro-atlantik

    FrontOnline
    12 Prill 2021

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në zyrën e tij Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, i cili ia dorëzoi kryeministrit letrën e urimit nga Presidenti i Sllovenisë, Janez Jansha, dhe uroi kryeministrin për mandatin e fituar.

    Ambasadori Bertoncelj theksoi se gjatë presidencës së ardhshme të BE-së, që fillon në korrik, një ndër prioritetet e Sllovenisë do të jetë Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian, dhe se Sllovenia do të mbështesë Republikën e Kosovës në synimet e saj për integrim euro-atlantik.

    Kryeministri Kurti falënderoi Ambasadorin duke çmuar lart angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë. Ai theksoi se Sllovenia përveçse vend mik është edhe partner strategjik i Kosovës. Duke folur për procesin e integrimit evropian, kryeministri vlerësoi faktin që Sllovenia do të udhëheqë me presidencën e BE-së dhe mirëpret vullnetin për angazhimin e Sllovenisë lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.

    Sipas një komunikate të Qeverisë, përkushtimi për thellim të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe zhvillimor mes Kosovës dhe Sllovenisë është i dyanshëm, u tha në fund të takimit.

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedurat e miratimit të agjendave të reformave, të cilat i kanë paraqitur vendet e Ballkanit...
    Lajme13 Tetor 2024
    Mbi 50 projektligje rrezikohen të kthehen në pikën zero me përmbylljen e kësaj legjislature, nëse ato nuk trajtohen në lexim të dytë...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të tubimit të mbajtur në Mynih të Gjermanisë. Ai ka thënë as çlirimi as...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Policia ka raportuar se në Pejë 7 persona janë përfshirë në një rrahje, ku dy policë që ishin jashtë detyrës zyrtarë kanë...
    Kronika13 Tetor 2024
    Një burrë është arrestuar nga policia në Pejë. Ai dyshohet se e kishte dhunuar një grua. Rasti raportohet të ketë ndodhur të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Një shtëpi në Shtime është përfshirë nga zjarri. Pronari i shtëpisë ka raportuar në polici, se zjarri erdhi nga rrethana të panjohura,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Është rritur dukshëm numri i të prekurve nga kanceri në Kosovë. Që nga janari e deri në muajin shtator të këtij viti...
    Lajme13 Tetor 2024
    Dy punëtore në një market në Prishtinë kanë raportuar se janë ngacmuar vazhdimisht nga tre persona. Njëri prej të dyshuarve është arrestuar...
    Lajme13 Tetor 2024
    Dje ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se policia serbe ka arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së në pikën kufitare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.