Komisioni Evropian sot nënshkroi kontratën e parë për blerjen e një vaksine kundër virusit të ri të koronës me kompaninë farmaceutike AstraZeneca.
Marrëveshja do të mundësojë blerjen e vaksinës antiCOVID-19 për të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshirë një donacion për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe ridrejtimin në vendet e tjera evropiane, tha Komisioni.
AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit kanë bashkuar forcat për të zhvilluar dhe shpërndarë një vaksinë të mundshme që synon parandalimin e infeksionit COVID-19, dhe marrëveshja e nënshkruar do të lejojë që vendet anëtare të BE-së të blejnë 300 milionë vaksina me mundësinë e blerjes së 100 milionë dozave shtesë.
“Komisioni po punon për t’u siguruar qytetarëve të BE-së një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër COVID-19 sa më shpejt të jetë e mundur. Hyrja në fuqi e marrëveshjes me AstraZeneca është një hap i rëndësishëm përpara në këtë drejtim”, tha presidentja e Komisionit, Ursula von der Layen.
Komisioni Evropian shton se po vazhdon bisedimet për marrëveshje të ngjashme me prodhuesit e tjerë të vaksinave, si “Sanofi” francez, “CureVac” gjerman, “Johnson and Johnson” dhe “Moderna” nga SHBA.