×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bajrami në Uashington, takon përfaqësues të lartë të FMN-së

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Sipas komunikatës ministrore, fokusi i diskutimeve ishte ndikimi i pandemisë COVID-19 në shoqërinë dhe ekonominë e Kosovës. Gjatë këtij takimi, ministrja Bajrami dhe Kammer diskutuan për mënyrat e forcimit të bashkëpunimit veçse të shkëlqyeshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe FMN-së, duke përfshirë mundësinë e një programi të ri që do të kishte për qëllim mbajtjen e stabilitetit makro-financiar dhe mbështetjen e përpjekjeve të Kosovës për trajtimin e pandemisë.

    Ministrja Bajrami diskutoi mbi angazhimin e Qeverisë në menaxhimin e ndikimit të pandemisë në financat publike dhe mënyrat për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike, si dhe inicimin e reformave strukturore. Ajo falënderoi FMN-në për mbështetjen e saj përgjatë viteve, përfshirë përmes Instrumentit të Financimit të Shpejtë, i cili u disbursua me shpejtësi në periudhën e shpërthimit fillestar, në muajin prill. Ajo gjithashtu rikonfirmoi zotimin e Kosovës për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me FMN-në.

    Nga ana tjetër, Kammer përgëzoi autoritetet kosovare për përpjekjet e tyre për trajtimin e sfidave socio-ekonomike si pasojë e pandemisë, si dhe përsëriti gatishmërinë e FMN-së për të gjetur mënyra për të forcuar bashkëpunimin me Kosovën në mbështetje të përpjekjeve të saj në ruajtjen e stabilitetit makro-fiskal dhe avancimin e reformave për përmirësimin e perspektivës afatgjate ekonomike të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe. “Asociacioni i cili është përfshirë në ankesin e...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në platformën X falënderoi Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Universitetin...
    Lajme31 Tetor 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dëshmitari Skënder Rracaj ka deklaruar se i akuzuari Gavrilo Milosavleviq dhe shokët e tij e kanë detyruar...
    Të tjera
    Sport31 Tetor 2024
    Federata Rumune e Futbollit (FRF) ka treguar se ka ndarë 674 bileta për mbështetësit e Kombëtares së Kosovës për ndeshjen Rumani-Kosovë në...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetar i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke komentuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme, e cila nuk ishte përkrahur nga AAK-ja, vlerësoi se...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij për rritjen e koeficientit në 150 euro. Në emisionin...
    Lajme31 Tetor 2024
    Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se sikurse BE-ja, edhe ShBA-ja është e mendimit se projektligji i Serbisë...
    Sport31 Tetor 2024
    Pas vendimit të Feronikelit ’74 për t’u larguar nga garat e organizuara nga FFK-ja, kanë nisur edhe reagimet e klubeve elitare. “Sefte”...
    Lajme31 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në panelin “Trajtim i Drejtë dhe Human”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.