×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    ​A mundet vitamina D t’i zvogëlojë rreziqet që lidhen me koronavirusin

    FrontOnline
    27 Shtator 2020

    Nga një studim i bërë me mbi 489 njerëz, studiuesit arritën në përfundimin se ata që u diagnostikuan me mungesë të vitaminës D kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa të kishin një test pozitiv të koronavirusit krahasuar me ata me nivele të mjaftueshme të kësaj vitamine.

    Në një studim retrospektiv të pacientëve të testuar për COVID-19, studiuesit në Universitetin e Çikagos gjetën një lidhje midis mungesës së vitaminës D dhe gjasave të infektimit me koronavirus.

    Ekipi hulumtues ekzaminoi 489 pacientë, nivelet e vitaminës D të të cilëve u matën brenda një viti përpara testimit për COVID-19.

    Pacientët që kishin mungesë të vitaminës D dhe që nuk u trajtuan kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa të bënin një test pozitiv COVID-19 krahasuar me pacientët që kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës.

    Studimi “Lidhja e Statusit të Vitaminës D dhe Karakteristikave të Tjera Klinike me Rezultatet e Testit COVID-19” u botua më 3 shtator në JAMA Network Open. Gjetjet u raportuan më parë te medRxiv, serveri i mbishkrimeve për shkencat shëndetësore.

    Sipas një studimi të vitit 2011, 41.6% e të rriturve në Amerikë kanë mungesë të vitaminës D dhe këto janë shtatë grupet e njerëzve që vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine më shpesh:

    Njerëzit që kanë flokë dhe lëkurë të errët

    Të moshuarit

    Njerëz me mbipeshë

    Njerëzit që nuk hanë shumë peshk ose produkte qumështi

    Njerëzit që jetojnë në vende me pak diell

    Njerëz që përdorin gjithnjë krem mbrojtës

    Njerëz që shpesh dhe shumë qëndrojnë brenda.

    Nga Rubrika
    Lifestyle22 Dhjetor 2024
    Si të dalloni nëse keni mungesa ushqimore dhe si t’i korrigjoni ato? Kequshqyerja apo ushqyerja e pamjaftueshme mund te reflektohet edhe ne...
    Lifestyle22 Dhjetor 2024
    Në kuadër të vapës përvëluese të verës dhe temperaturave të larta, për shumicën dërrmuese përdorimi i klimës është bekim. Po ashtu edhe...
    Lifestyle20 Dhjetor 2024
    Dashi Duhet të bëni rikuperime në raportin në çift, por shumë prej jush do të frenohen nga krenaria e tepërt, e cila...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.