×
  • Lajme
  • Lajme

    ​30 krerë dele ngordhin nga “gjuha e kaltër”

    FrontOnline
    06 Shtator 2020

    Përveç pandemisë me COVID-19, Kosova është duke u ballafaquar edhe me sëmundjen e kafshëve “gjuha e kaltër “ si pasojë e të cilës deri tani kanë ngordhur 30 krerëve të deleve, ndërsa me raste pozitive vazhdojmë të jenë 15 ferma.

    Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, i cili tha se kjo sëmundje shpërndahet te kafshët, kështu që gjuha pas kafshimit të mushkonjave ose rriqrave i bëhet e kaltër, pas së cilës kafsha nuk mund të ushqehet dhe si pasojë e kësaj kafsha ngordh.

    Ai tha se autoritetet lokale duhet të dezinfektojnë fermat e prekura nga sëmundja “gjuha e kaltër”.

    Thaçi: 15 ferma kanë rezultuar pozitive me sëmundje e “gjuhën e kaltër”

    “Ne i kemi rreth 15 ferma të cilat kanë rezultuar pozitiv me gjuhën e kaltër. Po ashtu këto ferma janë duke u mbikëqyrë nga inspektorët veterinar , dhe veterinarët e kontraktuar privat në terren janë duke I kryer mjekimet dhe secila kafshë e cila nuk është shumë me gjendje të rënduar shëndetësore do mjekohet dhe do e kaloj sëmundjen. Po ashtu janë urdhëruar të gjithë fermerët që të kryejnë dezinsektimin dhe masat e mundshme parandaluese duke e ditur se si sëmundje përhapet përmes mushkonjave kolikoidus”, tha ai.

    Thaçi tha se si pasojë e infektimit me “gjuhën e kaltër” deri tani kanë ngordhur 30 krerë dele.

    Sipas tij, komunat tashmë janë të obliguara që të caktojnë lokacionet për groposjen e kafshëve të cilët mund të ngordhin nga kjo sëmundje.

    Thaçi: Rastet pozitive i kemi në Vushtrri, Shtërpce

    “Tani për tani rastet pozitive kemi në komunën e Vushtrrisë , komunën e Shtërpcës dhe disa komuna të tjera që janë brezin kufitar me Maqedoninë, dhe të gjitha janë të monitoruar nga inspektorët dhe numri deri më tani i ngordhjeve është vogël duke e ditur se niveli i ngordhshmërisë që shkakton kjo sëmundje është i lartë , por deri më tani i kemi vetëm rreth 30 krerë dele të raportuara si të ngordhura. Dhe ne po besojmë që me ndryshimin e temperaturave shumë shpejt do e kalojmë sëmundjen”, theksoi Thaçi.

    Kujtojmë që sëmundja e kafshëve “gjuha e kaltër”, ka qenë e përhapur në vendin tonë edhe në vitin 2015.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Prill 2025
    Mbretëria e Bashkuar në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka potencuar faktin se ky shtet ka...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të...
    Lajme08 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Anëtarja e kryesisë në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë një kërkimfalje publike nga kreu i Vetëvendosjes, Albin...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të lejojnë që qeveria të vendoset në pozicion...
    Lajme08 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së,...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të...
    Lajme08 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos kërkuar paraburgim për 12 serbët e...
    Lajme08 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për media...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.