×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Zbulohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e Salih Jakut, shërbeu si bazë e UÇK-së

    FrontOnline
    05 Shtator 2020

    Më shumë se dy dekada më parë, shtëpia e Salih Jakut nga Hasi i Shqipërisë, nuk ishte vetëm e familjarëve Jaki. Ajo po shërbente si bazë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Organizata e Veteranëve te Luftës së UÇK-së ka zbuluar të shtunen pllakat përkujtimore të UÇK-së në fshatin Nikoliç të Hasit në Shqipëri. Në këtë pllakë përkujtimore janë të skalitur të gjithë emrat e pjesëtarëve që kanë kaluar në këtë shtëpi.

    Kryetari i OVL-UÇK-së, dega në Has, Xhevdet Thaçi u ka kërkuar falje të gjithë familjarëve të anës së Hasit, që deri më tani, nuk kanë mundur të qesin në pah historinë e vërtetë.

    “Sot ne jemi mbledhur veç një kërkim falje për shpirtin e Salih Jakut dhe nënës Sabri qe jemi vonuar në kohë për ta treguar të vërtetën dhe të del historia në shesh. Prandaj familjes Jaku veç i kërkojmë falje, por prej këtu fillon historia e vërtetë. Do të thotë 20 vjet kanë qenë me vlerë dhe janë abuzuar aq rëndë, janë vonuar për drejtësi. Për 20 vite ka qenë me vlerë por janë abuzuar rëndë. Respekt për të gjithë”, shtoi ai.

    Kryetari i OVL-UCK-së, Hysni Gucati tha se nuk do ndalen vetëm me shtëpinë e Jakut, derisa shtoi se kjo shtëpi ka qenë dhe do të jetë pranë Kosovës dhe luftëtarëve të popullit.

    “Ne si organizatë do të vazhdojmë me këtë punë ku ka filluar edhe Shtabi i Përgjithshëm në krye me Kadri Veselin, me Hashim Thaçin dhe me gjithë të tjerët, anëtarët e tjerë, që kanë dhënë në këtë shtëpi për celulat e parë të UÇK-së. Ne kemi filluar këtu në këtë shtëpi të vendosur një pllakë për hir të punës, veprës që kjo shtëpi ka bërë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por edhe para luftës ku kanë qenë edhe celulat e para në këtë shtëpi”, ka thënë ai.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dikur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Kadri Veseli, tha se Hasi gjithmonë ka qenë i besës dhe i bukës.

    “Ky ka qenë Hasi i besës dhe Hasi i bukës, Hasi i cili ka qenë porta e lirisë. I ka mbajtur të gjithë luftëtarët e UÇK-së në të gjitha trojet shqiptare nga gjithë rruzulli tokësor kur kanë ardhur në luftë për çlirimin e vendit të vet. I shihni këto dyer, kanë kaluar shumë gra e burra të Kosovës të cilët kanë qenë shume të fuqishëm. Unë vetëm e përmendi një moment në vitin 1998 ka qenë marsi, ishte nusja e shtëpisë, gruaja e Besnikut kur jemi nisur për rrugë, Xheva heroina e kombit e dorëzon unazën thotë tash martohem me lirinë”, ka treguar Veseli.

    Veç tjerash Veseli tha se Kosova do të jetë ajo e 17 Shkurtit, bashkë me Shqipërinë për në Bashkimin Evropian.

    Zëvendëskryetarja e Bashkisë së Krumës, Drita Meshi ka treguar se gjatë kohës se luftës ka strehuar 14 familjarë nga Kosova.

    “Kam mbajtur 14 familjarë nga Kosova në shtëpi. Nuk kam përfituar asgjë, as statusin si luftëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jam krenare me Salih Jakun. Jemi vëllezër Shqipëri-Kosovë. Nuk do të ndahemi kurrë para të ligëve. Poshtë serbët, poshtë dashakeqët”, tha ajo.

    E, nikoqiri i shtëpisë, në të cilën edhe u zbulua pllaka përkujtimore, Përparim Jaku, duke kujtuar ditët kur luftëtarët e lirisë shkonin në shtëpinë e tij si studentë, por që në çantat e tyre nuk kishte vetëm libra.

    “Buka dhe pritja që kanë bërë prindërit e mi dhe familjarët e mi e kanë bërë duke menduar që shtëpia është e Zotit dhe e mikut. Unë si student jam njoftuar me Kadri Veselin, ka qenë gjenerata e parë e studentëve që mbyllën Prishtinën dhe erdhën në Tiranë, jam njohur dhe kam bashkëpunuar me komandantin legjendar, Adem Jashari, me Luan Haradinajn edhe me shumë e shumë të tjerë. Studentët kur vinin, fillimisht vinin me çanta dhe familjarët e mi nuk e dinin se në ato çanta nuk kanë vetëm libra. Më vonë mosha e studentëve u rrit dhe unë e mbaj mend kur baba im e pyeti ‘po këta studentët janë?’ ‘Jo, këta janë luftëtarë lirie që kanë marrë përsipër të mbrojnë trojet e veta’”, u shpreh Jaku.

    OVL-UÇK po ashtu ka ndarë dekorata për familjen e Salih Jakut, shtëpia e të cilëve shërbeu si bazë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Nëntor 2024
    Deputeti i Levizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar edhe njëher ndaj partive opozitare rreth buxhetit të Kosovës. Ai tha se me Qeverinë...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe deputeti i LDK-së, Anton Quni shijuan Darkën e Lamës në Bruksel. Përmes një postimi në Facebook,...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook rreth kontratave me procedurë të negociuar....
    Të tjera
    Vip24 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Driloni ka bërë një deklaratë të bujshme. Teksa bisedonte me Edin, ai i tha...
    Vip24 Nëntor 2024
    Konkurrenti i shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta dhe Arioni kanë vazhduar debatin me tyre. E në një moment ata e...
    Vip24 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Arioni dhe Xheneta kanë debatuar me tone të larta. Teksa edhe zëri u ngritke, Xheneta...
    Vip24 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Edi e ka pyetur Drilonin se a po i pëlqen atij Sara. Mirëpo përgjigja...
    Sport24 Nëntor 2024
    U ndëshkua me karton të kuq. Vedat Muriqi, i tregoi gishtin e mesëm kundërshtarit çka e shtyri referin të vepronte menjëherë duke...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Viola Bunjaku nga Lëvizja FOL, thotë për FrontOnline  se individët dhe zyrtarët që janë nën  hetime për korrupsion, në aspektin politik e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.