×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Xhelili kërkon përdorimin e “plazmës konvalecente” për trajtimin e COVID-19

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Xhelili ka propozuar që në kuadër të projektligjit për pandeminë, të krijohet mundësia për përdorimin e plazmës konvalencente, që sipas tij po përdoret në shumë shtete të botës.

    Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji në Kuvend të Kosovës, Xhelili tha se përdorimi i kësaj plazme shpëton jetë të njerëzve.

    Xhelili: Shumë shtete janë duke e përdorur , është mundësi për të shpëtuar jetë

    “Përdorimi i plazmës konvalecente për trajtimin e të sëmurëve. Ju kisha lut që shumë shtete janë duke e përdorur. Në Itali është metodë që është duke u përdorur që 100 vjet dhe përdoret në shumë shtete, është duke u përdorur aktualisht në Itali, Zvicër, në Gjermani dhe ShBA, por kohëve të fundit edhe në Maqedoni dhe Kroaci. Andaj ju kisha lut shumë për mirëkuptim që në nenin 13 te pika 8, fjalisë në vijim “pas përdorimit të barnave”, t’i shtohet edhe ‘plazmës konvalecente’. Dhe është një mundësi më shumë që të shpëtohet një jetë, apo shumë jeta më shumë”, tha ai.

    Me këtë propozim është pajtuar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Derisa edhe ai ka pasur një propozim.

    Zemaj: Është me rëndësi që të shtojmë kapacitetet hulumtuese
    “Është shumë me rëndësi që të shtojmë edhe kapacitet hulumtuese që janë, janë shkencore por ne duhet t’i japim shansin trajtimit të mëtutjeshëm që të kemi shërimin e plot, dhe ta fitojnë njerëzit betejën me COVID-19. Që ndërlidhet me nenin 8, të paragrafit 8 të amendamentit 15. Mu më lejoni që duhet të shtohet paragrafi 1 te ”testimi, diagnoza dhe trajtimi i personave të dyshimtë apo të sëmurë me COVID-19 të kryhet përmes protokolleve përkatëse të hartuar nga OBSh, IKShP, dhe MSh”, ka njoftuar Zemaj.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.