×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Veseli: Brokaj do të përkujtohet përherë si politikan pozitiv

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli e ka quajtur një lajm të trishtë ndarjen nga jeta të Sabit Brokaj, ish-ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë.

    Ai në një postim në Facebook thotë se Brokaj do të përkujtohet përherë si politikan elokuent dhe pozitiv.

    Postimi i plotë:

    Është lajm i trishtë ndarja nga jeta e Sabit Brokaj, njeriut të mirë të politikës shqiptare.

    Brokaj hyri në politikën shqiptare pas rënies së diktaturës komuniste, kohën më të vështirë të tranzicionit politik, por ishte shembull i një politikani racional.

    Po ashtu, si Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, gjatë viteve 1997 – 1999, kishte rol të rëndësishëm e shumë konstruktiv për Kosovën e gjendur në flakë. Ai nuk kurseu asgjë për luftën çlirimtare në Kosovë, ishte një ndër mbështetësit më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Do e përkujtojmë përherë si politikan elokuent dhe pozitiv. Ngushëllime familjes dhe miqve!

    Ndryshe, profesori i njohur Sabit Brokaj u nda sot nga jeta në moshën 78- vjeçare nga një atak kardiak. Brokaj u lind më 7 janar 1942, në Vlorë. Nga viti 1959 deri në vitin 1964, shërbeu si ndihmës mjekësor në një nëndetëse. Pas diplomimit në fakultetin mjekësor të Universitetit të Tiranës në 1969, Brokaj vazhdoi të shërbente si shef mjekësor i një brigade në Shijak nga 1969 deri në 1972.

    Nga 1972 në 1984, Brokaj punoi si kardiolog në spitalin ushtarak në Tiranë . Ai udhëtoi në Francë për të studiuar kardiologji në 1979 dhe ekokardiologjinë vitin 1982. Gjatë kësaj periudhe, Brokaj ishte një nga mjekët personalë të Enver Hoxhës.

    Brokaj hyri në politikën shqiptare pas rënies së diktaturës komuniste, duke u rreshtuar pranë Partisë Socialiste. Fillimisht, shërbeu si Ministër i Shëndetësisë nga shkurti deri në dhjetor 1991. Ai u zgjodh deputet i Asamblesë Popullore më 1991, 1996 dhe 1997. Më 25 korrik 1997, Brokaj u emërua ministër i Mbrojtjes, post që e ka mbajtur deri në vitin 1999.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.