×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​“Trusti” përplas sërish pozitën me opozitën

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Pozita dhe opozita janë përplasur këtë të mërkurë për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, veçanërisht për kursimet e kontribuueseve në Trust.

    Deputeti nga radhët e LDK-së, Fatmir Rexhepi ka thënë se opozita është bërë “thembra e akilit” për planin për rimëkëmbjes ekonomike, derisa ka kërkuar që këto parti ta mbështesin këtë projektligj dhe t’i mundësohet qytetarëve tërheqja e 10 përqind në Trust si dhe të rimëkëmbet ekonomia.

    “Çështja e pakos për rimëkëmbje ekonomike e cila është bërë si ‘thembra e akilit’ për neve kuvend sidomos për opozitën e cila s’po rehatohet, e cila i ka do kërkesa të cilat për mua si deputet janë të çuditshme, jo të arsyeshme. Për arsye se po e bllokoni aprovimin e kësaj pakoje, dhe po e vononi atë mesazhin se si do të ndihmohet zhvillimi ekonomik ose rimëkëmbja ekonomike. Edhe këtu ka probleme lidhur me Trustin, shumë dhe kompensimin e 10 përqind. Mendoj se shpjegimi i sotëm i Trustit, kur tha se parat janë mos pritoni shkoni në kuvend, votoni se janë 300 milionë. Edhe opozita të premten kur e kemi mbledhjen, nuk keni më asnjë fakt, asnjë argument me vazhduar bojkotin lidhur më këtë program”, tha Rexhepi.

    I menjëhershëm në reagimin ndaj tij ka qenë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza i cili theksoi se nuk duhet që të fajësohet opozita për mungesën e numave në Kuvend, pasi sipas tij është e pakuptimtë.

    Hamza gjatë shqyrtimit të raportit të Trustit në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, tha se PDK-ja është për ndarjen e mjeteve të 10 përqind të Trust-it, por me kusht që ato të kompensohen nga Qeveria.

    “Një pozitë e konsoliduar, e disiplinuar për ligjet të cilat kalojnë me shumicën e thjesht nuk ka nevojë që realisht me bartë fajin te opozita. Ti kalon ligjet vet. Në raste se pozita nuk është e konsoliduar, ka mungesë të numrave për një arsye a një arsye tjetër, nuk është aspak e drejt që me hedhë fajin te opozita, mirëpo është e drejt me kërkua bashkëpunim me opozitën dhe me kërkua përkrahje kur bien dakord. Por, për ndysh me i thënë pozita opozitës ju jeni fajtor s’e s’po ma bëni kuorumin, është nën sens. Prandaj, këto e tejkalojnë këtë nivel të diskutimit në këtë rast. Ka mundësi me u tërheq 200 milionë euro, ka mendime të ndryshme, qëndrime të ndryshme edhe politike. Partitë e caktuara të pozitës mendojnë se duhet me ua dhënë këto para, parti të caktuara të opozitës në këtë rast PDK-ja mendon që duhet me ua dhënë parat dhe me i rimbursua”, ka thënë Hamza.

    Edhe deputeti nga LVV Hekuran Murati i ka reaguar kolegut të tij Fatmir Rexhepi.

    Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, deputeti Murati tha se meqenëse u hap si temë dhe u bë një deklarim politik dhe jo sinqertë, sipas tij mos efikasiteti i pozitës nuk duhet faturuar opozitës.

    “Sa i përket numrave, kisha ftuar edhe unë koalicionin qeverisës që mjaft manipuluan me qytetarët, mjaft iu kanë premtuar qytetarëve e s’po i realizojnë. Urdhëroni votoni ligjin, edhe unë po kërkoj nga ju që ta votoni këtë ligj. Kalojeni, opozita s’mundet me iu bllokua, as LVV. Nëse ne kishim mundur me bllokuar këtë ligj, të paktën e kishim bllokuar rrëzimin e qeverisë kur na është bërë…. Prej opozitës nuk mund të kërkohet të mbështeten premtimet dhe manipulimet që iu janë bërë qytetarëve për muaj të tërë. Mos u mundoni që mos efikasitetin e kësaj qeveria t’ia faturoni kuvendit së pati e pastaj opozitës së dyti”, deklaroi Murati.

    E pavarësisht që ideja për tërheqjen e 10 përqind të Trustit, nuk iu ka pëlqyer as drejtuesve dhe menaxhmentit të Trustit, kanë thënë se 180 milionë euro janë në dispozicion kur do që bëhen ndryshimet ligjore të ekzekutohen mjetet te kontribuuesit.

    Kryesuesi i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina ka thënë se nuk kanë qenë ithtar të kësaj ideje qeveritare, pasi ka pasur mundësi tjera.

    Morina tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet që skema të implementohet në rast se aprovohet nga Kuvendi

    “Vlera e 10 përqindëshit, kalkulimet çojnë te 200 milionë euro që pritet më u tërhequr, natyrisht ne kemi pasur ide dhe propozime të ndryshme, me thënë të drejtën nuk është që kemi qenë fans apo ithtarë të kësaj ideje, në këtë formë kështu, për shkak se iu kemi frikësuar më së shumti precedentit në të ardhmen. Megjithatë, kontribuuesit të gjithë e kanë mirëpritur për shkak të gjendjes së sociale. Kështu që mendojmë se ka pasur edhe alternativa të tjera. Ne kemi preferuar që të shkohet përmes borxhit publik, sepse ka qenë më e lehtë. Ne kemi bërë të gjitha përgatitjet që skema të implementohet në rast se aprovohet nga Kuvendi”, theksoi Morina.

    Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Trustit Adrian Zalli tha se në Trust 180 milionë euro janë të pa investuara, dhe kurdo që kalon ligji ato mund të shpërndahen tek kontribuuesit që janë të interesuar.

    “Sa i përket shumës e cila ndërlidhet me 10 përqindëshin dhe si e afekton investimet jasht, ne duke pasur parssyh që ligji mund të kaloj ën cdo moment i kemi rreth 180 milionë euro të pa investuara jashtë… nëse kalon Lighji shuma mund të paguhet menjë herë, dhe do të kemi një fluks të madh të kontribuuesve që do të kërkojnë 10 përinq, kjo shumë është ndarë”, theksoi Zalli.

    Llogaritët se 370 mijë llogari janë aktive në Trust, derisa drejtues të Trustit theksuan se 74 përqind e mjeteve të fondit janë investuara jashtë vendit, ndërsa 24 përqind në tregun vendor. Komisioni ka votuar raportin vjetor të Trustit për vitin 2019.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 902 gjoba dhe ka hequr 12 patentë shoferë. Po ashtu...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Edhe përkundër rekomandimit të Zyrës së Partive Politike për certifikimin e Listës Serbe dhe të listës së 48 kandidatëve të saj për...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës në mbledhjen e Kuvendit zgjedhor të saj ka zgjedhur anëtarët e rregullt. Kuvendin zgjedhor...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, nga familjarët në Pogradec. Nga veprimet e para...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas protestave masive në Beograd. Ramadani ka thënë se fatkeqësisht krizat politike në Serbi, çdoherë...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re. “Qendra Kulturore...
    Lifestyle23 Dhjetor 2024
    Seksi është një nga ato aktivitete të rralla që na shtyn të ndalojmë për pak nga rutina jonë e zhurmshme dhe të...
    Opinione23 Dhjetor 2024
    Nga: Eduard Halimi Propozimi i djeshëm i Kryeministrit (njëkohësisht kryetarit të PS në pushtet), për të mbyllur  TikTok-un për një vit ka...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Kënga kundër Kosovës nuk e ka ndihmuar boksierin serb, Stefan Mariç, për të fituar edhe në ring. Boksieri serb është mposhtur të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.