Për shkak të rrethanave të krijuara në vend, është shtyrë për një ditë tjetër mbledhja e Komisionit për Legjislacion, ku në rend dite ishte votimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.
Kryetari i këtij Komisioni Shkëmb Manaj tha se për arsye të rrethanave të krijuara në vend, mbledhja do të mbahet një ditë tjetër.
Ai i tha KosovaPress se edhe projektligji për rimëkëmbje ekonomike do të mbetet me gjasë për javën tjetër për votim në seancë plenare.
Gjatë kësaj mbledhje ishte para parë edhe Intervistimi i kandidatëve për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.