×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Selimi: Kodi Civil i Kosovës siguron trajtim të barabartë të bashkëshortëve në çështje personale dhe pasurore

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, me ftesë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, sot ka marrë pjesë në forumin virtual në të cilin temë diskutimi ka qenë “Kodi Civil dhe të bërit biznes”.

    Pjesë e këtij takimi ishin Kerstin Niethammer-Juergens, shefe e Projektit të Kodit Civil të financuar nga BE, Alfons Lentze, këshilltar për Politikat e Sundimit të Ligjit nga Zyra e BE në Kosovë dhe Haxhi Gashi, ekspert kryesor i Projektit të Kodit Civil.

    Duke folur për rëndësinë e Kodit Civil, ministri Selimi tha se ky Kod ka ardhur si rezultat i punës dhe angazhimit të Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë, akterëve relevantë të të gjitha institucioneve, përfaqësuesve të bizneseve, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve vendorë dhe ndërkombëtarë.

    Ai tha se ky Kod siguron një trajtim të barabartë të bashkëshortëve në të gjitha çështjet personale dhe pasurore dhe nuk ka asnjë diskriminim.

    “Me Kodin Civil nuk lejohet më që gjykata të vlerësojë kontributin e bashkëshortëve në mënyra të ndryshme siç ishte në ligjin e familjes në fuqi. Në rast divorci/shkurorëzimi, gjykata do të ndajë pasurinë e përbashkët në pjesë të barabarta 50/50 për të dy bashkëshortët, nëse nuk kanë kontratë para martese ose gjatë martese”, tha Selimi.

    Ministri Selimi po ashtu sqaroi se me Kod Civil parashihet edhe kontrata para martesës dhe gjatë martesës me të cilën bashkëshortët mund të rregullojnë marrëdhëniet pasurore.

    “Kontrata nuk është obligative, por mundësi që ju ofrohet bashkëshortëve”, shtoi ai.

    Ndryshe, Kodi Civil është hartuar nga Ministria e Drejtësisë, me mbështetje të Bashkimit Evropian përmes një projekti të veçantë i cili është zhvilluar në dy faza. Kodi Civil i Kosovës do të jetë i strukturuar në 5 libra, në të cilat do të përfshihen Pjesa e përgjithshme, Detyrimet, Pronësia dhe të drejtat tjera sendore, Familja dhe Trashëgimia.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Sonte, Hajdar Beqa, kandidati për deputet i PDK-së, përmbylli ditën me një takim të suksesshëm me banorët e Gurit të Kuq në...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës mbajti një tubim elektoral në Shtabin Zonal Topliqan-Jetë e Re dhe Grackë e Vogël, ku morën pjesë kryetari...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Influencerja Festa Qoqaj sjell vazhdimisht fotografi të bukura për ndjekësit e saj. E kësaj radhe, Festa ka vendosur që fotografitë e saj...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur entuziazmin dhe optimizmin e tij pas tubimit të zhvilluar...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka shprehur optimizmin dhe entuziazmin e tij pas një takimi me...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Një grup prej pesë skiatorësh u godit nga orteku mbi fshatin Trasquera në rajonin e Piemonte. Dy mbijetuan dhe u dërguan me...
    Lajme12 Janar 2025
    Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard, ka theksuar se licencimi i mësimdhënësve është një mundësi ideale për zhvillimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve gjatë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.