×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Së shpejti emërohet bordi i ri i “Trepçës”, minatorët kërkojnë të jetë profesional dhe jo politik

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Ndërmarrja Publike “Trepça” ka mbetur pa Bord Mbikëqyrës që prej 6 shtatorit, pasi iu ka skaduar mandati anëtarëve të këtij bordi të përkohshëm të emëruar nga Qeveria Kurti më 28 shkurt kur kishte shkarkuar bordin e kësaj ndërmarrje në atë kohë.

    Ndërsa, Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Avdullah Hoti ka hapur konkurs për Bordin Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike “Trepça” më 15 korrik, i cili është mbyllur më 14 gusht.

    Minatorët në Trepçë po kërkojnë të emërohet një bord profesional dhe jo politik për Trepçën.

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi ka thënë për KosovaPress se janë në fund të procesit të përzgjedhjes së bordit të ri të kësaj ndërmarrje dhe emërimin e bordeve për disa kompani të tjera.

    Kuçi: Jemi në fund të procesit të përzgjedhjes së bordit të “Trepçës”

    “Ne jemi në proces të përzgjedhjeve të të gjitha bordeve. Pra, nga kalimi i bordeve të përkohshme në bordet e rregullta. Pra, veç jemi në përfundim të procesit”, tha Kuqi shkurt për KosovaPress.

    Ish-anëtari i Bordit të përkohshëm, Shyqeri Sadiku thotë për KosovaPress se ndërmarrjes publike “Trepça” i nevojitet një bord profesional dhe jo politik për ta zhvilluar këtë ndërmarrje.

    Sadiku i cili ka konkurruar sërish për anëtar të Bordit si përfaqësues i minatorëve po thotë se “Trepça” çdo herë ka pasur borde politike në të kaluarën, për çka edhe janë shfaqur problemet të shumta në këtë ndërmarrje.

    Ai në bazë të informatave që ka, thotë se në këtë konkurs për anëtarë të Bordit janë rreth 100 aplikantë.

    Sadiku: “Trepçës” i nevojitet një bord profesional dhe jo politik

    “Kam konkurrua, bordit i ka skaduar mandati më 6 shtator ka qenë një bord i përkohshëm gjashtë mujor. Për momentin Trepça është pa bord. Sa i përket konkursit, kanë konkurrua shumë, rreth 100… Jo vetëm tash, por edhe më herët kur kam qenë pjesë e bordit të kaluar, gjithmonë si një aksionar i dytë(përfaqësues i punëtorëve) kam kërkuar që Trepça të jetë një bord profesional, i cili e njeh problemin e Trepçës dhe i cili mund ta bëjë zhvillimin e Trepçës. Assesi as sot nuk pajtohem me u emërua një bord politik për Trepçën. Ne edhe në të kaluarën jemi ballafaquar me borde politike jo vetëm në Trepçë, por në të gjitha ndërmarrjet publike dhe, për këtë po shihen edhe problemet me të cilat po ballafaqohen ndërmarrjet publike. Po shpresoj që do ta kuptoj qeveria aktuale që Trepçës i nevojitet një bord profesional, jo një bord politik”, thotë Sadiku.

    Ai më tej ka thënë se situata në Trepçë është rëndë dhe është në prag të falimentimit pasi ka rënë çmimi në bursën ndërkombëtare, edhe pse prodhimi është rritë për 30 përqind në ndërmarrje.

    Sadiku edhe anëtar në sindikatën e minatorëve ka thënë se fatkeqësisht edhe pas krijimit të Ligjit për Trepçën, qeveria nuk ka trajtuar problemet më të cilat përballet Trepça.

    Sadiku: Qeveria është aksionar, duhet ta zhvillojë Trepçën

    “Gjendja në Trepçë dihet, e kemi thënë edhe më parë, me këtë menaxhim Trepça ka shkuar drejt falimentimit. Nuk është gjendja e mirë edhe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, ani pse këtë vit,2020 krahasuar me 2019 prodhimi është më i lartë për 30 përqind, por nuk mund të mburremi ne me këtë prodhim që fatkeqësisht na ka godit rënia e çmimit në burën ndërkombëtare për shkak të pandemisë. Trepça është në një krizë bukur të madhe financiare, ndaj qeveria duhet të investojë në Trepçë. Fatkeqësisht edhe pas krijimit të Ligjit për Trepçën, qeveria si aksionar asnjë herë nuk është marrë me problemet e Trepçës me të cilat po ballafaqohet. Qeveria është aksionar 80 përqind, andaj duhet të mendoj për zhvillimin e Trepçës. Prandaj, Qeverisë i nevojitet një bord profesionist jo politik”, thekson ai.

    Në bazë Ligjit për Trepçën, bordi ka 9 anëtarë, prej tyre 7 të përzgjedhur nga Qeveria dhe 2 anëtarë nga punëtorët e Trepçës.

    Megjithatë, tre prej 9 anëtarëve i takojnë Njësisë së Trepçës në veri të Mitrovicës, por për shkak të rrethanave politike në atë pjesë, komuniteti serb nuk ka aplikuar asnjë herë në bordin e ndërmarrjes të emëruar nga Qeveria e Kosovës.

    Kujtojmë se më 6 mars, Qeveria Kurti kishte emëruar Bordin e Përkohshëm. Sylejman Hyseni, kryesues dhe drejtor, Bahri Hyseni, drejtor, Shyqeri Kelmendi, drejtor dhe Shqyeri Sadiku, drejtor dhe përfaqësues i punëtorëve.

    Pavarësisht gjendjes së rënd financiare në Trepçë, minatorët kanë marrë pagat me rregull së fundmi falë mbështetjes me 3.5 milionë euro nga Qeveria e kaluar në pandemi.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Komuna e Drenasit ka arritur sukses duke u shpallur zyrtarisht kampione e Performancës Komunale për të gjashtën herë radhazi, me një rezultat...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Deri në tetë orë pa energji elektrike janë përballur dy pronarë të kompanive prodhuese nga Ferizaj dhe Malisheva. Kjo situatë ka vështirësuar...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mbledhjen e radhës. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka takuar sot për takimin lamtumirës, kryediplomaten kosovare Donika Gërvalla-Schwarz. Hovenier ka njoftuar se bashkë kanë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Gjermani ku është takuar me bashkatdhetarë. Sipas njoftimi në rrjetin social në Facebook, Haradinaj...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gili dhe djali i saj, Redoni, kanë vendosur që të lënë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Vendimin i pari e...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se nga data 16 dhjetor ka filluar punën stafi i ri i rekrutuar i kuzhinierëve...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Tema e ‘nxehtë’, Kosovë-Shqipëri është rikthyer sërish në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Këtë e rikthyen Vullneti dhe Rovena të cilët...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gjatë ditës së sotme kanë folur paksa me kunja mes vete, Sara dhe Driloni. “Je zhdukur, nuk po të shoh”, i shprehej...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.