×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Raporti amerikan: Gjysma e policëve në Afganistan konsumojnë lëndë narkotike

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Rreth gjysma e policëve në provincat jugore të Afganistanit përdorin drogë, dhe rreth 70 për qind e posteve policore në ato rajone janë fiktive pasi askush nuk punon në to, sipas një raporti të inspektoratit të Qeverisë amerikane të botuar sot.

    Inspektorati i Përgjithshëm për Rindërtimin e Afganistanit, i cili monitoron shpenzimin e miliarda dollarëve në Afganistan, tha në raport se rreth 50 për qind e policisë në Kandahar, Zabul, Helmand dhe Uruzgan përdorin drogë.

    Gjithashtu u zbulua se midis 50 dhe 70 për qind e posteve policore ishin në të vërtetë fiktive dhe se askush nuk ishte punësuar.

    Në të gjithë Afganistanin, listat e ushtarëve dhe policëve në njësi të shumta kanë emra të rremë ose emrat e njerëzve që vdiqën në luftime, por kurrë nuk u shpallën zyrtarisht të vdekur.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane Tariq Arian tha se ministria kishte marrë një raport dhe do të zhvillonte një hetim.

    Anëtari i Komitetit të Sigurisë në Parlamentin e Afganistanit, Abdul Satar Husseini nuk u pajtua me raportin, por tha se nuk mund të mohojë se nuk ka përdorues të drogës në mesin e policisë. Ai shtoi se rreth 25 deri në 30 për qind e policëve konsumojnë drogë dhe se ministria po përpiqet t’i identifikojë ata.

    Sipas autoriteteve afgane, ka më shumë se 350,000 pjesëtarë të forcave të sigurisë, por as bashkësia ndërkombëtare dhe as autoritetet afgane nuk e dinë numrin e tyre të saktë ose sa janë në dispozicion në çdo kohë të caktuar.

    Fillimi i dialogut midis autoriteteve afgane dhe talebanëve, i paraparë me marrëveshjen e paqes në muajin shkurt po vonohet, ndërkohë që SHBA kishte pritje që negociatat të fillojnë në muajin gusht të këtij viti.

    Talibanët janë zotuar në një marrëveshje që të mos sulmojnë forcat e SHBA-së dhe NATO-s, por sulmet e tyre ndaj forcave afgane pothuajse janë të përditshme. Ata deklarojnë se një armëpushim i përhershëm do të jetë pjesë e negociatave sapo ato të fillojnë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Janar 2025
    Sot, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikësm Joe Biden, u ka dhënë Medaljen Presidenciale të Lirisë 19 prej emrave më të...
    Bota/Rajoni04 Janar 2025
    Nuk është sekret që aktorët më të njohur shpesh paguhen shumë mirë. Edhe pse fitimet nga shfaqjet në kinema mund të jenë...
    Bota/Rajoni04 Janar 2025
    Arrestimi i një grupi oficerësh të lartë të Policisë së Shtetit gjatë dy viteve të fundit si pjesë e hetimeve të SKY...
    Të tjera
    Lajme04 Janar 2025
    Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër të Kosovës nga kjo parti, Lumir Abdixhiku është takuar sonte me banorët e fshatit Stravuqinë...
    Lajme04 Janar 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth lajmit për vendimin e arbitrazhit për pronësinë e Hotelit Grand. Ajo ka thënë se...
    Lajme04 Janar 2025
    Situata në pikat kufitare të Kosovës, ku ka pritje të gjata të qytetarëve për të dalë nga Kosova, s’ka përmirësim, shkruan Gazeta...
    Lajme04 Janar 2025
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot gjatë ditës ka takuar qytetarë edhe në Rahovec, të cilët, i pari i...
    Lajme04 Janar 2025
    Toby Cadman, avokat i Nasim Haradinajt gjatë gjithë procesit gjyqësor mbi 4 vjeçar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke...
    Lajme04 Janar 2025
    Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj burgim javën e kaluar, ka ndarë detaje...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.