×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Qeveria miraton Projektligjin për Filharmoninë, Operën dhe Baletin Kombëtar të Kosovës

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2020

    Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Filharmonisë së Kosovës, Operën e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës, vendim ky i marrë pas propozimit të Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.

    Ministrja Vlora Dumoshi tha se ky projektligj është i rëndësishëm sepse rregullon të gjitha aspektet e rëndësishme të tre institucioneve me peshë për kulturën por edhe shtetin e Kosovës, sic është rregullimi i organizimit të veprimtarisë dhe funksionimit të Filharmonisë së Kosovës, Operës së Kosovës dhe Baletit Kombëtar të Kosovës, të cilat ushtrojnë veprimtari kulturo-artistike me interes të veçantë për vendin. Po ashtu ligji krijon bazën e themelimit të institucionit Opera e Kosovës, e cila me shpresë në një të ardhme jo të largët do t’i bashkohet listës së institucioneve kulturore.

    Ndër të tjerash ministrja Dumoshi tha: “Projektligji ka hyrë në plotësim ndryshim për shkak të preambulës me logon e UNMIK-ut, por edhe për të evituar pengesat që kanë ndikuar në mbarëvajtjen e punëve të institucioneve, dhe gjatë hartimit është konsideruar se duhet të jetë Ligj i ri. Ky projektligj i ka kaluar të gjitha fazat e nevojshme të shqyrtimit, konsultimit me institucionet relevante dhe diskutimet publike me grupet e interesit dhe ka marrë aprovimin e të gjitha instancave relevante edhe përkundër vështirësive për shkak të përballjes me pandeminë Covid 19”.

    Marrë parasysh që Projektligji për Filharmoninë e Kosovës, Operën e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës është akt me rëndësi për institucionet kulturore që u dedikohet, ju ftoj që ta votoni atë – tha ministrja Dumoshi në ekspozenë e saj para ministrave.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojë takime bilaterale me...
    Lajme25 Shtator 2024
    Ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve në Ferizaj. Policia ka bërë të ditur se nuk raportohet për të lënduar, përcjell Klankosova.tv....
    Lajme25 Shtator 2024
    Sot është ditë e ngjeshur në ambientet e Kuvendit të Kosovës pasi që do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare. Komisioni për Legjislacion...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Është arrestuar dje një person I dyshuar për vrasje në tentativë në Klinë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale...
    Lajme25 Shtator 2024
    Enver Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, theksoi se Millan Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë, duke marrë parasysh pranimin e tij të...
    Lajme25 Shtator 2024
    CEFTA, ose marrëveshja e re për tregti të lirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ishte një nga temat kryesore të...
    Lajme25 Shtator 2024
    Sot nga ora 09:30 do të mbahet seanca fillestare ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë. Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe...
    Lajme25 Shtator 2024
    Një vit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku u konfirmua roli kryesor i Milan Radojçiqit, ky i fundit vazhdon të...
    Lajme25 Shtator 2024
    Drejtuesit e shtetit të Kosovës, por edhe ambasadorë të huaj, përfshirë atë amerikan dhe gjerman, përkujtuan 1-vjetorin e sulmit terrorist kundër Policisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.