×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Propozohet që të lehtësohen procedurat për Ligjin për Automjete

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur në takim ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi, me të cilin u diskutua në veçanti për Ligjin e Automjeteve, i cili është në procedurë për plotësim-ndryshim.

    Në këtë takim u vlerësua se është shumë e nevojshme të ndërmerren disa veprime, të cilat kanë dalë nga propozimet për ndryshimin e Ligjit të Automjeteve, me të cilin synohet që të lehtësohen procedurat e regjistrimit të mjeteve dhe të rritet siguria në trafik.

    Të dy ministrat vendosën që të dy ministritë do të angazhohen përmes grupeve punuese, me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve për hartimin dhe plotësim-ndryshimin e Ligjit në fjalë, si dhe akteve tjera nën-ligjore që e rregullojnë këtë fushë.

    Në këtë takim u vlerësua se kjo nismë ligjore do të jetë në pajtim me aktet dhe normat evropiane të cilat e rregullojnë këtë fushë dhe se të dy ministritë do të punojnë intensivisht për të bërë këtë ligj sa më funksional, thuhet në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Nëntor 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e Fushë Kosovës ka filluar furnizimin e shkollave me...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, se doracaku për edukim seksual ka qenë kancer i familjes tradicionale. Rrahmani nga “Lista Familja”,...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin e LDK-së për arsim. Gjatë një tubimi në Vushtrri, Abdixhiku ka...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga takimi me mërgimtarë në Halifax të Kanadasë. Osmani ka thënë se ka takuar shumë shqiptarë...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Prokurori i Posaçëm Jack Smith i kërkoi një gjykatësi federal të hënën të pushojë çështjen ndaj ish-Presidenti Donald Trump nën akuzën për...
    Vip25 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Edi, ka treguar se numri i këmbës së tij është 48. Kjo veçori e tij...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në ceremoninë solemne me rastin shënimit të 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare, e cila...
    Lajme25 Nëntor 2024
    KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës sot zhvilluan stërvitjen e tyre të përbashkët “Shpata e Artë 2024”. Të tre organet testuan procedurat...
    Lajme25 Nëntor 2024
    “Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, rastin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.