Papunësia në Australi do të arrijë një nivel rekord prej rreth 10 për qind, si rezultat i masave kufizuese që synojnë të frenojnë përhapjen e virusit të ri të koronës, tha sot kryeministri Scott Morrison.
Në Australi, paraprakisht ishte parashikuar që shkalla e papunësisë do të arrinte në maksimum 9.25 për qind këtë vit. Por me Victoria, shteti i dytë më i populluar, që prezanton masa të mbylljes gjashtë-javore rreth Melburn, papunësia do të arrijë në rreth 10 për qind, tha Morrison, raporton Reuters.