Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.
Ai në një postim në Tweitter ka thënë se në këtë takim është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin kulturor ndërmjet dy vendeve dhe projektet e reja në këtë sektor me qëllim të fuqizimit të turizmit në Kosovë.
Postimi i plotë:
Gjithmonë është kënaqësi të takoj Ministren Vlora Dumoshi. Sot rishikuam progresin e bashkëpunimit kulturor, përfshirë lektorin e ri të gjuhës italiane për Universitetin e Prishtinës. Gjithashtu, u pajtuam për projekte të reja kulturore në fuqizimin e turizmit dhe mbështetjen/mbrojtjen e trashëgimisë së mahnitshme natyrore të #Kosovës. Na ndiqni!
Always a pleasure meeting Min Vlora Dumoshi. Today we reviewed progress in cultural coop, including new Italian language lecturer for @Rektorati. Also agreed on new cultural projects to strengthen tourism & leverage/protect #Kosovo amazing natural patrimony. Stay tuned!
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 pic.twitter.com/pITzZ5R8KZ
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) September 28, 2020