×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Një muaj paraburgim për veprën e kryer në vitin 2005

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit I. S., nën akuzat për veprën penale vrasje në tentativë të kryer në vitin 2005.

    I akuzuari është shmangur organeve të ndjekjes, ashtu që fillimisht është pezulluar procedura ndaj tij, për shkak të mos prezencës së tij dhe njëkohësisht është bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit të datës 12.08.2005.

    Ndaj të njëjtit është konfirmuar aktakuza më datë 09.11.2009, derisa ka qenë në mbajtje të dënimit për një vepër tjetër penale, e që nga atëherë është shmangur ftesave të gjykatës.

    Edhe pse shqyrtimi gjyqësor është caktuar më datë 12.05.2012, në mungesë të tij ai është shtyrë, ashtu që më 25.03.2015 është lëshuar urdhër për sjellje me dhunë, ndërsa më datë 10.09.2015 është bërë kërkesë për lëshimin e letër rreshtimit ndërkombëtar.

    Më datë 12.08.2020, i akuzuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është sjellë para gjykatësit, me ç’rast është mbajtur seanca për shqyrtim gjyqësor, i akuzuari nuk e pranuar fajësinë dhe në mungesë të dëmtuarit dhe dëshmitarëve seanca është shtyrë për datë 07.09.2020.

    I akuzuari është shtetas i Republikës së Maqedonisë, me vendbanim në fshatin Letnicë, Komuna e Vitisë.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të objektit të ri të Komunës se Shtimes....
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Një 38-vjeqar dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij duke rënë nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Visar Azemi ka thënë se janë bërë gati 30 orë që disa pjesë të qytetit të Ferizajit...
    Të tjera
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, e ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se i ka lënë gjilanasit deri...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    ALARM!! – Duam ajër të pastër’, ‘E ardhmja nuk shihet nga smogu’, ‘Ajri ynë është helm, Qeveria jonë është e shurdhër’ –...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Putin ka folur me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev për rrëzimin e avionit dhe ka kërkuar falje pasi "incidenti tragjik" ndodhi në...
    Vip28 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta është parë e mërzitur. Madje ajo shpërtheu në lot nga malli për familjen,...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Strugë, me kërkesë të Prokurorisë Publike, ka konfiskuar pasaportën e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për të...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2024 kanë trajtuar rastet që lidhen me dukurinë e njohur si “Escorta”....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.