×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Nis shpërndarja e 5 mijë pakove për zhvillimin e hershëm të fëmijëve

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    UNICEF nga sot ka nisur shpërndarjen e 5 mijë kompleteve të arsimit parashkollor për familjet në nevojë. Këto materiale didaktike u dedikohen fëmijëve të moshave 0-6 vjeç në familjet më të rrezikuara, ku 73% e këtyre kompleteve do t’u shpërndahen familjeve që janë pjesë e skemës së ndihmës sociale, ndërsa 23% do t’u shkojnë komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian.

    Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj tha se edukimi i hershëm është një prej prioriteteve kryesore të dikasterit që ai e drejton.

    Sipas tij, këto ndihma për fëmijët e kategorive të skemës sociale u mundëson atyre përfshirje në institucionet arsimore nga familja.

    Meqenëse është planifikuar që mësimi në shkollat të nis më 14 shtator, ministri i Arsimit bëri thirrje që të zbatohen të gjitha rekomandimet me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë.

    “Sot edhe kjo ndihmë edhe platforma është ndihmë e madhe sepse i përfshirë jo vetëm fëmijët që janë të përfshirë me një përqindje jo shumë të madhe, ne kemi prioritet me rrit përfshirjen e tyre në institucionet arsimore por edhe për ata që edukimin e marrin në familjen e tyre. Ndihma e këtyre dy kategorive fëmijëve përfshirë edhe ata që janë nën asistencë sociale është shumë e madhe dhe i falënderojmë këto institucione që po na rrinë pranë në këto kohë të vështira. Meqenëse e kemi pranë edhe fillimin e vitit të ri shkollor që planifikohet me datën 14 unë iu bëjë thirrje të gjithëve që të respektojnë masat e rekomanduara, mbajtjen e maskave, distancën, higjienën”, tha ai.

    Falënderime për shpërndarjen e këtyre pakove adresoi edhe drejtor i departamentit të politikave sociale dhe familjes në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Mentor Morina, i cili tha se koordinimi dhe bashkëpunimi sa i përket mbështetjes së fëmijëve të kategorive të margjinalizuara është mundësi shumë e mirë që të jenë pjesë gjithëpërfshirëse dhe integruese në edukimin.

    “Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale jo vetëm tash por edhe në të kaluarën ka një bashkëpunim të shkëlqyer sa i takon mbështetjes së kategorive mjaftë të cenueshme në këtë rast fëmijëve dhe personave ma aftësi të kufizuara. …Koordinimi dhe bashkëpunimi sa i përket mbështetjes së fëmijëve, sidomos të kategorive të margjinalizuara është mundësi shumë e mirë që të jenë pjesë gjithëpërfshirëse dhe integruese në edukimin, sidomos në platformat që janë zhvilluar nga donatorët. Dhe duke i marrë parasysh kufizimet dhe pamundësitë e një numri të familjeve dhe fëmijëve kjo mbështetje është shumë e rëndësishme edhe për fëmijët e familjeve të varfër që të jenë pjesë e edukimit të distancë“, theksoi Morina.

    Ambasadori i Japonisë në Kosovë, Ogasaëara Mitsunori tha se në këtë kohë pandemie është e rëndësishme shpërndarja e këtyre pakove me materiale didaktike, pasi ndikon pozitivash në familje dhe te fëmijët.

    “Duhet të them se arsimi është shumë i rëndësishëm dhe veçanërisht gjatë kësaj situate të veçantë, kur fëmijët po qëndrojnë në shtëpi dhe gjithashtu prindërit po qëndrojnë në shtëpi, kështu që roli i familjes tani po rritet…me këto materiale ne mund të ndikojmë në familje në mënyrë pozitive, kështu që prindërit dhe fëmijët të luajnë së bashku për të kaluar më shumë kohë, dhe ne jemi shumë të kënaqur nëse ata janë më të lumtur me këto materiale, kështu që ju falënderoj shumë për bashkëpunimin, dhe unë mezi pres që të vizitoj edhe vendet ku do të shpërndahen”, tha ai.

    Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin u shpreh se para pandemisë në Kosovës vetëm gjysma e shtëpive në Kosovë kanë pasur një libër me figura për fëmijët, prandaj shpreson se këto matriale do të kenë efektin e vetë te edukimi i fëmijëve.

    “Vetëm gjysma e shtëpive në Kosovë kanë pasur një libër me figura, vetëm gjysma e shtëpive në Kosovë para Covidit që i kemi vizituar, nuk kanë pasur as libër për të ngjyrosur, kështu që para Covidit ka pasur një krizë sa i përket edukimit të fëmijërisë së hershme, kështu që materialet e paketuara që kemi mbledhur sot, do të shkojnë tek 5000 familje në të gjithë Kosovën, falë Ministrisë së Mirëqenies Sociale, ato do të shkojnë në familjet e duhura, komunitetet e duhura, falë Ministrisë së Arsimit e cila krijoi një platformë në internet që UNICEF dhe ‘Save the Children’ dhe të tjerët e kanë mbështetur, ajo platformë në internet është një shembull suksesi jo vetëm për Kosovën por për gjithë botën, sepse që nga fillimi i Covid, 2,5 milionë njerëz e vizituan atë faqe në internet, për të ditur se si të punojnë, si të luajnë, si të këndojnë me fëmijën e tyre, si të vizatojnë me fëmijët e tyre, kështu që është një platformë e rëndësishme e arsimit në distancë, dhe si UNICEF ne kemi ndarë këtë me zyrat e tjera të UNICEF dhe ata janë vërtet të impresionuar nga udhëheqja e Ministrisë së Arsimit me punën e mirë që është bërë këtu në Kosovë, ku të tjerët po mësojnë dhe po përsërisin”, tha Sahin.

    Pjesë e këtij kompleti ishin edhe dy librat e Uta Ibrahimi nga fondacioni “Utalaya”. Ajo u shpreh e lumtur që tashmë fëmijëve përmes librave dhe komunikimit me ta do të mund tua tregojë rrugëtimin e saj në pikën më lartë të botës “Monte Everest”, të cilën rrugë e kishte përshkua në vitin 2017.

    “Jam shumë e lumtur që 5 mijë fëmijë , 5 mijë familje kanë me pas librin Uta e Maleve dhe përveç librit kanë me pas mundësi me pas edhe librin për ngjyrosje “Uta e Maleve”, ku përveç që kanë me marr këto libra. Ne kemi me kalua me këta fëmijë dhe këto familje ku do të tentoj me nda tregimin timin drejt majës më të lartë të botës që për ta mundet me qenë çfarëdo sfide tjetër”, tha ai.

    Të gjitha kompletet e materialeve do të mbështesin familjet dhe fëmijët me skemë sociale me qëllim për të zhvilluar aktivitetet e përditshme zhvillimore të cilat ofrohen në platformën e Edukimit në Distancë.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj e ka komentuar lajmin se Blerim Pacolli, vëllai i kryetares së Komisionit Parlamentar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Zyra e kryeministrit Albin Kurti e ka bërë të ditur agjendën finale për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Djali i Shkëlqen Haradinajt, Luan Haradinajt ia ka uruar ditëlindjen axhës së tij të ndjerë, Luan Haradinajt. Sot Luan Haradinaj do t’i...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Trusti Pensional i Kosovës ka njoftuar se përkohësisht janë jashtë funksionit uebfaqja dhe shërbimi online eTrusti. Kjo për shkak të një problemi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar pas raportimit se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi Fitore Pacolli ka ndikuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, po kërkohen të nisin hetime penale për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, po qëndron për vizitë në Gjermani. Haradinaj...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, në një konferencë për media, ka kërkuar shkarkimin e deputetes Fitore Pacolli...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pasur një takim me kryetarin dhe kryesinë e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.