×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Në Klinikën e Pulmologjisë thonë se janë mirë të furnizuar me oksigjen

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Gjatë kësaj jave numri i qytetarëve që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ka rënë krahasuar me javët e kaluara, por në Klinikën e Pomologjisë, aktualisht janë duke marrë trajtim 88 pacientë.

    Kështu ka bërë të ditur pulmologu nga Klinika e Pulmologjisë, Besim Morina, i cili tha se tashmë janë duke pritur që këta pacientë të transferohen në klinikat tjera COVID për trajtim të mëtejmë.

    Ai tha se krahas qytetarëve që janë të shtrirë e që janë pozitivë me koronavirus, në këtë klinik ka edhe qytetarë të cilët ndonëse e kanë kaluar këtë virus, po vazhdojnë trajtimin në Pulmologji, pasi gjendja e tyre është e rëndë dhe kanë nevojë për oksigjen.

    “Sa i përket numri të pacientëve, momentalisht i kemi 88 pacientë të shtruar në Klinikën e Pulmologjisë, disa prej tyre janë pozitivë por kanë qenë negativë kur janë pranuar, të dyshimtë të themi më mirë janë testuar pozitiv dhe pritet të kalojnë në klinikat tjera COVID. Kurse, pjesa tjera e mbetur janë pacientë të tjerë që kanë qenë pozitiv por që kanë rezultuar negativ por që gjendja e tyre është shumë e rëndë për të qëndruar në shtëpi pra kanë nevojë të madhe për oksigjen dhe qëndrojnë me klinik edhe më tej”, theksoi Morina.

    Morina ka thënë për kp se aktualisht janë mirë të furnizuar me oksigjen dhe medikamente mjekësore që janë të nevojshme për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

    Ai tha se ka pasur raste kur ka munguar fraksiparina por që aktualisht janë mirë të furnizuar me këtë bari, e cila përdoret për trajtimin e pacientëve me gjendje më të rëndë.

    “Tani jemi më mirë domethënë java e fundit veç ka filluar që ne së pari mos të kemi probleme me oksigjen siç kemi pasur javën e kaluar. Po ashtu edhe me medikamente jemi më mirë, domethënë shumë prej medikamenteve që jepen në klinik i kemi përjashto disa prej medikamenteve esenciale që kemi problem edhe në barnatore.. Së fundmi kemi një problem me një ilaç që jepet për si antikoagulantë që jepet për pengimin e trombozës, janë fraksiparina, kleksani apo barna që përdoren shumë në trajtimin e pacientëve të rëndë me COVID dhe të cilat për fat të qenë ka mungesë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon për shkak të kërkesës të madhe…momentalisht kemi rezerva”, tha ai.

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.442 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 385 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.