×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Nasim Haradinaj: Në Speciale po mbahem padrejtësisht

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë para gjykatësit në Hagë se po mbahet padrejtësisht aty.

    Ai edhe në Hagë ka përsëritur se nuk e njeh Gjykatën Speciale.

    “Nuk e njoh këtë gjykatë dhe nuk do ta njoh. Jeni me afat të skaduar prej 2 gushtit”, tha Haradinaj.

    Ai ka kritikuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës për formimin e Gjykatës Speciale.

    “Kemi 150 mijë nënshkrime nga popullata që jemi kundër kësaj gjykate, faqezinjtë tanë deputetët për rroga të veta e kanë sjellë popullit këtu sot”, shtoi ai.

    Haradinaj tha se është arrestuar padrejtësisht nga policia e EULEX-it.

    “Jam padrejtësisht këtu, keni shkelur Kushtetutën e vendit tim, keni shkelur të drejtën e mendimit të lirë”, tha ai.

    Haradinaj u arrestua më 25 shtator nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1505610833160403

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Gazetari Lavdim Hamiti në emisionin “Adresa Ankesave” ka dhënë detaje për rastin e 277 veturave zyrtare të cilat dy vitet e fundit...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se hapja e kapitujve për anëtarësim në BE e Shqipërisë është një arritje e rëndësishme...
    Lajme16 Tetor 2024
    Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht mes vete. Policia bën të ditur se si...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Katër persona, duke përfshirë dy fëmijë, vdiqën të martën në ishullin grek të Kos në një aksident që përfshinte një varkë emigrantësh...
    Sport16 Tetor 2024
    Kosova e ka arritur mbrëmë një fitore goxha të rëndësishme në Ligën e Kombeve. “Dardanët” në “Fadil Vokrri” e mposhtën Qipron me...
    Lajme16 Tetor 2024
    Mefail Bajqinovci, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka tentuar të tregojë alternativën e opozitës. Sipas tij, alternative...
    Lajme16 Tetor 2024
    Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami ka folur për “Front Online” lidhur me prezencën e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në Merdarë....
    Lajme16 Tetor 2024
    Mbrëmë rreth orës 20:00, policia në Ferizaj ka bërë kontrollimin e autobusit që qarkullon nga ky qytet në drejtim të fshatrave Doganaj...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së gjeneralit Mike Jackson, komandantit të parë të KFOR-it pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.