×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mos respektimi i Ligjit për Barazi Gjinore, reagojnë gratë deputete

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Gratë deputete të Kuvendit të Kosovës po kërkojnë respektim të Ligjit për Barazi Gjinore në poste vendimmarrëse të bordeve publike. Shkak për këtë u bë mos procedimi në Kuvend për votim i asnjë kandidate grua për dy anëtarë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

    Më e ashpër në këtë drejtim u shpreh deputetja nga radhët e Grupit Parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, e cila kërkoi që procesi të shkojë në pikën zero. Ajo i bëri thirrje grave deputete të shikojnë mirë para se të votojnë se cili prej shtatë kandidatëve burra do të jenë në BQK.

    “Sot iu bëj thirrje gjitha grave deputete të shikojnë mirë se në secilën pozitë qe ne po votojmë po vendosim për një çështje që po bëhet shkelje e vazhdueshme në këtë Kuvend. Ligji për Barazi Gjinore parasheh pjesëmarrjen e grave. Prandaj unë e konsideroi totalisht të paarsyeshme që për dy pozita të BQK-së neve na vijnë shtatë kandidat burra. Gjithashtu, iu bëj thirrje grupit të grave të deputete të jenë shumë të vëmendshme në zgjedhjen e këtyre trupave që i voton Kuvendi. Unë shoh shumë arsye se kjo procedurë dhe ky konkurs të shkojë në pikën zero”, tha ajo.

    Këtë nismë e përkrahu edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.

    “Dua të mbështesë fuqishëm zonjën Kusari-Lila. Por ne duhet të punojmë më shumë brenda për brenda partive politike që ne kur të kemi mundësi t’i japim zë edhe grave në Kuvend”, u shpreh Musliu.

    Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Vlora Limani-Hajnuni kërkoi të sigurohet mekanizimi që siguron zbatimin e Ligjit për barazi gjinore.

    “Nuk do të duhej të na mjaftojë vetëm thirrja, por duhet si Kuvend të ndërtojmë mekanizëm që siguron zbatim të ligjit për barazi gjinore sidomos kur bëhet fjalë në borde”, u shpreh ajo.

    Pavarësisht kësaj deputetët proceduan tutje, ku pritet të zgjidhen anëtarët e Bordit të BQK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovë, e cila po mban ‘’Turneun e Ndryshimit’’ nëpër qytetet e Kosovës, tash e një kohë, sot do të...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Sot u shënua 24-vjetori i vrasjes së aktivistit politik e intelektualit, Xhemail Mustafa. E Presidenca e ka kujtuar përmes një shkrimi në...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, e ka cilësuar projekt “Super Puna” si mashtrim ndaj qytetarëve. Shala thotë për “Front Online”...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Prokuroria Speciale ka filluar hetimet për 1...
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida për “çështje të sigurisë globale...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Philip Reker, deklaroi se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me gjithë rëndësinë e tij, nuk...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, së bashkë me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Agim Shahini , kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, ka deklaruar për “Front Online” ka ankesa dhe vonesa në lidhje me subvencionimin...
    Vip23 Nëntor 2024
    Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Leo në darkën pas prajmit, i ka thënë Gresës se i ka mbaruar loja....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.