×
  • Vip
  • Vip

    ​MKRS ndan dy çmime vjetore për kinematografi

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të enjten ka ndarë dy çmime vjetore për kinematografi. Regjisorit dhe dramaturgut Ekrem Kryeziu iu nda Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”, ndërsa Çmimi Vjetor për Kinematografi regjisorit Samir Karahoda.

    Me këtë rast u tha se ndarja e çmimit kryesor për regjisorin Kryeziu është për shkak se ai ka qenë shumë aktiv në zhvillimin e filmit kosovar, duke filluar me pavarësimin e autorëve në botën e regjisë nga Televizioni i Prishtinës, ku ka prodhuar dy filma.

    Ndërsa për regjisorin Karahoda u tha se, ai i takon valës së re të film bërësve, suksesi i të cilit me filmin “Në mes” për herë të parë vuri emrin e Kosovës në konkurrencën zyrtare të Festivalit të Berlinales.

    Ministrja e MKRS Vlora Dumoshi, ka theksuar se këto çmime janë një mirënjohje institucionale për vlerat artistike në fushën e kinematografisë, të cilat pasurojnë krijimtarinë filmike në Kosovë.

    Dumoshi:Sot po ndahen dy çmime ai jetësor dhe çmimi vjetor

    “Ju falënderoj shumë për punën që e keni bërë që sot po ndahen dy çmime, ai jetësor dhe vjetor një gërshetim i shkëlqyeshëm i zotit Ekrem Kryeziut, që për mu vërtet është dhe do të mbetët me shumë njerëz që kanë dhënë kontribut në filmin në kohë shumë të vështira. Me këto çmime ne japin mesazhin që Kosova ka pasur njerëz të mirë që përmes filmave kanë dhënë mesazhe në kohët më të vështira të vendit. Gjithashtu gërshetohet edhe me gjeneratën e re të çmimit vjetor që është sot Samir Karahoda, me punën e të cilit mburremi”, ka thënë Dumoshi.

    Regjisori dhe Dramaturgu Ekrem Kryeziu, çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu”, e vlerësoi lartë duke e cilësuar atë si çmimin më të mirë që ka fituar deri tash.

    Kryeziu:Është një kënaqësi e madhe që për herë të parë në Kosovë e kom marr një çmim

    “Të jesh regjisor është një punë shumë e vështir, sepse je pjesë e një ekipi të madh edhe nëse unë kam pasur sukses në filmat e mi, është një pjesë e madhe e suksesi i takon edhe atyre që më kanë ndihmuar. Për mu është një kënaqësi e madhe që për herë të parë në Kosovë e kom marr një çmim, përveç në botë, pra është çmimi më i mirë që e kom marr deri tash”, ka thënë ai.

    Ndërsa, fituesi i çmimit Vjetor për Kinematografi, regjisori Samir Karahoda, u shpreh i lumtur që MKRS, ka vlerësuar punën e tij. Derisa ka theksuar se ky çmim do të jetë motivim për projektet e ardhshme.

    Karahoda:Është një vlerë tjetër pasi që po vlerësohet puna që e kemi bërë

    “ Kemi qenë prezent në pothuajse 60 shtete të botës, normal çmimi i vendit tënd, sidomos kur vjen prej institucioneve shtetërore është një vlerë tjetër pasi që po vlerësohet puna që e kemi bërë. Njëkohësisht është një motivim për projektet tona të ardhshme”, ka thënë Karahoda

    Nga Rubrika
    Vip22 Dhjetor 2024
    Një moment qesharak është shënuar në oborrin e shtëpisë ndërsa Laurenti ishte brenda në pishinë. Ishte Driloni i cili i hodhi ujë...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo me ndjekësit e saj ndan momente të...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.