×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Maqedonia Veriore ende pa vendim për fillimin e vitit të ri shkollor

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Fillimi i vitit shkollor do të caktohet varësisht gjendjes epidemiologjike dhe ndryshimeve në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm.

    Kështu tha ministri në largim i Arsimit, Arbër Ademi duke shtuar se në dy ditët e ardhshme Qeveria e Maqedonisë Veriore duhet të miratojë planin e Ministrisë së Arsimit.

    “Për më 1 shtator, që të fillojë viti shkollor varet nga gjendja epidemiologjike dhe nga ndryshimet ligjore. Tashmë kemi parlament funksional, Qeveria nesër ose më së voni pasnesër do të duhet të të miratojë planin e Ministrisë së Arsimit dhe t’i propozojë Kuvendit ndryshimet adekuate ligjore me çka sigurohet baza e nevojshme juridike për organizim të procesit arsimor kështu siç po planifikojmë”, tha Ademi.

    Pavarësisht se tashmë Qeveria ka bërë të ditur modelin e realizimit të procesit mësimor, prindërit vazhdojnë të kërkojnë që fëmijët e tyre të kthehen në shkollë me prani fizike.

    Gjashtë ditë nga fillimi zyrtar i vitit shkollor, në shkolla ende nuk ka arritur asnjë vendim i Ministrisë së Arsimit për mënyrën e realizimit të procesit mësimor. Pavarësisht kësaj, shkolla të caktuara tashmë po bëjnë përgatitjet e fundit për pritje të nxënësve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Ardhja e Donald Trump si “presidenti i parë i kriptove” ka trazuar industrinë në pritje të një epoke të artë për kriptovalutat....
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një avion mallrash është rrëzuar pranë aeroportit të Vilniusit në Lituani, duke shkaktuar vdekjen e një anëtari të ekuipazhit, ndërsa tre të...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom, theksoi se deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliard njerëz mund...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Banori i BBVK3, Burimi i ka zbuluar hutit të ArtMotion një sekret të tij. Ai i rrëfej hutit në histori dashurie, që...
    Vip25 Nëntor 2024
    Drenusha e ka pyetur Gjestin se çfarë ka biseduar për Xhenetën. Ndërkohë ishte Xheneta ajo që iu përgjigj Drenushës duke i thënë...
    Kronika25 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka raportuar se janë arrestuar tre persona më Deçan, pasi dyshohet se në veturën e tyre kishin mbishkrime nxitëse...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Ardhja e Donald Trump si “presidenti i parë i kriptove” ka trazuar industrinë në pritje të një epoke të artë për kriptovalutat....
    Lajme25 Nëntor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kanë reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, që tha dje “Prokuroria...
    Kronika25 Nëntor 2024
    Dy shtetas të Serbisë kanë kaluar kufirin ilegalisht të dielën në Kamenicë. Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.