Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak po qëndron në takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa në selinë e partisë që drejton ky i fundit, raporton Front Online.
Diplomati sllovak është në ditën e tretë të qëndrimit të tij në Prishtinë ku sot pritet të përfundojë vizita e tij me një konferencë për media në orën 12:50..
Lajçak të mërkurën ka takuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dhe krerët e partive politike, derisa ditën e parë të tij në Kosovë ai është takuar me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani./Front Online