×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kusari-Lila: Është mëkat për vendin kush përfaqëson dhe mbron asetet e shtetit

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Liqeni i Ujmanit është bërë shkas i përplasjes në mes të kryeministrit, Avdullah Hoti dhe deputetes së Alternativës, Mimoza Kusari-Lila. Kjo e fundit tha se është mëkat për vendin kush e përfaqëson dhe mbron asetet e vendit. Ndërkaq, kreu i qeverisë i kërkoi asaj të gjejë kauza tjera politike, pasi ajo për Ujmanin nuk qëndron, raporton Front Online.

    Deputetja Kusari-Lila tha se sa më shumë po flet kryeministri për këtë temë, aq më shumë po ngjallë pasiguri dhe frikë.

    “Sa më shumë që po diskutoni zotëri Hoti aq më shumë frikë e pasiguri po ndillni te secili prej nesh dhe tek secili që po e përcjell këtë debat jashtë sallës së Kuvendit. Me dalë në foltore kryeministri i vendit dhe me deklarua se liqeni i Ohrit, Shkodrës dhe liqeni i Ujmanit e kanë statusin e njëjtë është më shumë se turp. Është mëkat për vendin dhe kush përfaqëson dhe mbron asetet e shtetit. Ato janë liqeni natyrore dhe përcaktohen me konventa ndërkombëtare siç e ceket vijat e ndarjes të këtyre pasurive natyrore në kufi. Kosova në Ujman nuk ka kufi me Serbinë sepse është objekt i ndërtuar. Hidrocentrali i Ujmanit është në Kosovë dhe për informatën e juaj pasi po shihet ose po injoroni ose po dëshironi me shitë diçka tepër lirë para opinionin. Në vitin 2013 në Bruksel përfaqësuesi i Serbisë ka përmendur njëjtë Ujmanin. Aso kohe negociatorja, Edita Tahiri e ka lëshuar takimin”, tha ajo.

    Por kryeministri iu kundërpërgjigj duke i thënë se kauza e liqenit të Ujmanit nuk i qon askund, pasi sipas tij do të jetë vetëm një studim i fizibilitetit nga Departamenti Amerikan për Energji.

    “Nëse don Mimozë këtë me bo kauzë politike nuk të qon kërkun. Nuk të qon askund hiç, gjeje një kauzë tjetër”, tha ai./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur Serbia ia ka refuzuar kërkesën për vizitë zyrtare njëditore në Medvegjë e Bujanoc...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Meshën e Ditës së Krishtlindjes në Pjetërshan. Kjo është bërë e ditur përmes...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 1 milion e 108 mijë eurove për mbështetjen e të gjitha familjeve shqiptare...
    Të tjera
    Kronika25 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar dje në Prishtinë, pasi sulmoi fizikisht një grua, shkak i një mosmarrëveshje. Sipas policisë, viktima ka kërkuar urdhër...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur sot në afërsi të Badocit. Një kamion ka dalur nga rruga, derisa ende nuk dihet nëse ka të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron të gjithë ata që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën një...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve pas publikimit të një video në medie, sipas detyrës zyrtare ka filluar një hetim...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Mbrëmë në orët e vona, Ministria e Ekonomisë tha se bashkë me KOSTT-in dhe KEDS-in mbajtën një takim të përbashkët për të...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Albert Krasniqi, drejtor i programeve në Organizatën Joqeveritare “Demokracia Plus”, ka thënë  se  vendimi për mos certifikimin e Listës Serbe ka shkelur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.