×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kosova e Serbia me parime bazë për të zhdukurit, zbatohet vetëm kur të arrihet marrëveshja finale

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Kosova dhe Serbia janë pajtuar për parimet bazë të marrëveshjes për personat e zhdukur, e cila pritet të zbatohet vetëm kur të arrihet marrëveshja finale gjithëpërfshirëse në Bruksel.

    Ky draft ka tri shtylla bazë që përfshijnë krijimin e një komisioni të përbashkët të udhëhequr nga BE-ja, i cili do të jetë përgjegjës për zbardhjen e personave të pagjetur. Ndërkaq, si pikën e dytë pritet të jetë hapja e arkivave shtetërore dhe e treta zbardhja e gjithë personave të zhdukur në afat kohor prej 18 muajsh, pasi të arrihet marrëveshja finale.

    Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, kryetari i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë për persona të zhdukur, Ibrahim Makolli tha se pajtimi në këto parime do të jetë në fuqi vetëm atëherë kur të arrihet marrëveshje përfundimtare.

    Makolli: Pajtimi në këto parime në fuqi vetëm kur të arrihet marrëveshja Kosovë- Serbi

    “Në takime janë vendosur parimet bazë për zgjidhjen efikase të zbardhjen e personave të zhdukur duke u mbështetur me instrumentet ndërkombëtare dhe drejtën e familjare për të ditur për familjarët e tyre të zhdukur. Do të përmendi vetëm tri shtyllat bazë të kësaj marrëveshje, sepse siç e dini nuk ka marrëveshje pa arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Pajtimi në këto parime do të jetë në fuqi vetëm kur të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Janë tri shtylla që po i përmendi, është krijimi i një komisioni të përbashkët i udhëhequr nga një emëruar special i BE-së. Ky mekanizëm do të jetë përgjegjës për zbardhjen e personave të zhdukur, ndërkaq mekanizmat të tjerë në terren do të jenë të njëjtin që kanë vepruar deri tash. Qasja e pakufizuar në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë, duke përfshirë ato të policisë, ushtrisë dhe forcave të tjera të Serbisë që kanë marrë pjesë në kryerjen e krimeve në Kosovë. Institucione që mund të mundësojnë zbardhjen e personave të zhdukur. Marrëveshja ka një afat kohor, që realizimi i krejt kësaj nga hyrja në fuqi e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe krijimit të mekanizmit të përbashkët. Parashihet i gjithë procesi të përmbyllet brenda 18 muajsh”, tha ai.

    Shefi i njësitit për persona të pagjetur, Kushtrim Gara tha se gjatë këtyre muajve kanë mbajtur disa takime me palën serbe dhe se janë në pritje për t’u rikthyer në terren.

    Gara: Në fokus të këtyre takimeve kanë qenë informatat mbi bazën e të cilave është punuar

    “Në fokus të këtyre takimeve kanë qenë informatat ose të dhënat mbi bazën e të cilave është punuar ose adresuar gërmimet që janë realizuar gjatë këtyre muajve në regjionin e Mitrovicës ose më saktësisht në Mitrovicën e Veriut te hapësira e varrezave myslimane. Kanë qenë tri lokacione si rezultat i të cilave gjatë këtyre gërmimeve janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore të katër personave”, tha ai.

    Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha se janë në pritje të rifillimit të gërmimeve në Kizhevak të Serbisë.

    Gërxhaliu: Jemi në pritje të marrjes së sinjalit për t’u kthyer në Kizhevak të Serbisë

    “Jemi në pritje të marrjes së sinjalit për t’u kthyer në Kizhevak të Serbisë në të cilën po bëhet viti i pestë që po punojmë. Shpresojmë që tani pas pandemisë është kërkuar 35 ditë pune me dy ekskavatorë që të vijnë në pikën zero”, tha ai.

    Ndryshe, në Kosovë aktualisht janë rreth 1650 persona të pagjetur nga lufta e fundit

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.