×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kisha e Putinit trazon kishat e vendeve të tjera ortodokse – tash në Bjellorusi

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Mediat ndërkombëtare njoftojnë se Sinodi i Kishës Ortodokse Ruse në takimin e drejtuar nga Patriarku Kiril, ka marrë vendim për shkarkimin e Mitropolitit Pavel, i cili deri më tani kishte drejtuar Mitropolinë e Kishës Ortodokse të Bjellorusisë, e cila është pjesë e Kishës Ortodokse Ruse, transmeton KosovaPress.

    Shkarkimi i Mitropolitit Pavel ka ardhur pas deklaratës së tij, ku i kishte bërë thirrje presidentit Aleksander Llukashenko, që të ndalë dhunën kundër protestuesve bjellorusë. Metropoliti Pavel iu kishte kërkuar priftërinjve bjellorusë që të qëndrojnë larg politikës dhe të mos merren me deklarata politike. Deklaratë e Mitropolitit Pavel nuk i ka pëlqyer Moskës zyrtare dhe përmes Patriarku Kiril, i cili është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Vladimir Putinit ka shkarkuar Mitropolitin Pavel.

    Në shumë raste vendimet e Patriarkut Kiril dhe Kishës Ortodokse Ruse janë politike dhe të lidhura drejtpërdrejtë me vendimet politike të Putinit.

    Përveç rastit të fundit, shkarkimit të Mitropolitit Pavel, që nga tetori i vitit 2018, Kisha Ortodokse Ruse ka shkëputur lidhjet edhe me Patrikanën e Kostandinopojës, pas vendimit të Patriarkanës së Kostandinopojës, që ta njohë autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës.

    Patrikana e Moskës është e pranishme si shkaktar trazirash edhe në Ballkan duke përdorur Kishën Ortodokse Serbe. Kisha Ortodokse Ruse e mbështet hapur Kishë Ortodokse Serbe në raport me mos njohjen e pavarësisë të Kishave Ortodokse të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat edhe pse kanë shpallur autoqefalinë e tyre, kjo ende nuk njihet nga Patrikana e Kostandinopojës dhe ende zyrtarisht janë pjesë e Kishës Ortodokse Serbe.

    Edhe Maqedonia e Veriut është përballë me tendecat kishtare ruse. Deri në anëtarësimin e këtij shteti në NATO, Kisha Ruse ishte asnjanëse në konfliktin me maqedonasve dhe serbëve lidhur me pavarësimin e kishës maqedonase. Mirëpo, që nga anëtarësimi në NATO, Kisha Ortodokse Ruse anon nga serbët.

    Kreu i Patrikanës së Moskës – agjent i KGB-së

    Sipas mediave dhe zyrtarëve evropianë, Kirili dyshohet se është një ish-agjent i shërbimit famëkeq sovjetik KGB-së, i afërt dhe vendas i Putinit ( Putini dhe Kirili kanë lindur në qytetin ish-Leningrad) si dhe akuzohet edhe për kontrabandë me cigare për ta rritur ndikimin dhe pushtetin e Putinit brenda Rusisë.
    Sipas materialit nga arkivat sovjetike, të publikuara në media, Kirili ishte agjent i KGB-së (me nofkën Drozdov).

    Patriarku Kirill bekoi zgjedhjen e Putinit në vitin 2012, duke iu referuar zgjedhjes së tij si “mrekulli e Zotit”.

    Jeta private dhe fetare e Patriakut Kiril, është e lidhur me skandale të shumta, dhe të bën të kuptosh se biznesi dhe feja për Kirilin dhe vet Kishën Ruse janë e njëjta gjë. Në vitin 2012, Gazeta “Novaya Gazeta” botoi një artikull që i referohet dosjes së mbledhur nga gazetari Sergei Bychkov. Bychkov ka shkruar gjerësisht për përfshirjen e Kirilit në biznesin e duhanit. Asnjë nga artikujt e Bychkov nuk është hedhur poshtë, dhe Kirili e ka pranuar vërtetësinë e shumë fakteve të mbledhura nga Bychkov.

    Në vitin 1993, u krijua një grup financiar i quajtur “Nika”, me pjesëmarrjen e Patrikanës së Moskës. Zëvendëspresidenti i saj u bë Vladimir Veriga, në atë kohë drejtor komercial i Departamentit të Lidhjeve të Jashtme të Kishës (DECT), i cili drejtohej nga Metropolitani Kiril. Pas një viti u paraqitën dy komisione për ndihma humanitare, njëra e lidhur me qeverinë ruse që përcaktoi se “ndihmat humanitare” liroheshin nga taksat dhe akcizat dhe tjetra lidhur me DECT, që shiste mallrat, duke përfshirë cigaret dhe alkoolin, tek strukturat tregtare.

    Një pjesë e madhe e “ndihmës humanitare” që u lirua nga taksat u shit nëpërmjet kanaleve të rregullta tregtare me çmimet ekzistuese të tregut. Sipas shifrave nga komisioni qeveritar rus për ndihmën humanitare të cituar nga “Novaya Gazeta”, vetëm në vitin 1996, DECT importonte tetë miliardë dollarë cigare. Kjo ishte një goditje serioze për baronët e duhanit të periudhës, të cilët ishin të detyruar të paguanin detyrimet dhe taksat e akcizës dhe, si rezultat, nuk mund të konkurronin me Kishën. Ky biznes u krye edhe përkundër faktit që Kisha Ortodokse konsideron se duhani është mëkat.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.