×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    ​KFOR-i mbështet strehimoren e dhunës në familje në Kosovë

    FrontOnline
    30 Korrik 2020

    Këtë javë, gjashtë ushtare të KFOR-it shpërndanë kuti me produkte higjienike femërore, batanije, artikuj të lehtë ushqimorë dhe rroba, dhe përshëndetën gratë e Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Ferizaj.

    Ekipi i Ushtrisë Amerikane, i përbërë tërësisht nga femrat, është një nga ekipet e shumta të monitorimit dhe të ndërlidhjes (LMT) në Forcën e Kosovës, të udhëhequr nga NATO.

    Takimet si këto janë të rëndësishme për LMT-të që të krijojnë linja të hapura të komunikimit me misionin e udhëhequr nga NATO-ja, të krijojnë marrëdhënie dhe të nxisin një mjedis të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit në Kosovë.

    “Ne u takuam me strehimoren e grave për të marrë një përditësim për gjendjen e dhunës në familje, në komunë,” tha nëntogerja Tereza Smalls, komandante e ekipit LMT Kilo 21.

    “Të jesh një ekip i përbërë tërësisht nga femrat është një gjë jashtëzakonisht e rrallë dhe na lejon të arrijmë demografi të caktuara në Kosovë që ekipet e tjera nuk kanë mundësi ta bëjnë,” shtoi ajo.

    Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, e njohur gjithashtu si “Shtëpia ime” ka një mision për të krijuar një mjedis për promovimin e të drejtave të grave në Kosovë, për të përmirësuar shëndetin, mirëqenien e grave dhe fëmijëve në rajonin e Ferizajt, pavarësisht racës, moshës, gjinisë dhe fesë.

    Vizita e tyre pasoi me një donacion masiv të krevateve dhe çarçafëve në strehimoren dhe shkollat e tjera përreth në komunë, i cili u mundësua në fillim të muajit. Donacioni u drejtua nga Grupi i Mbështetjes së Ushtrisë Ballkanike dhe u mbështet nga Komanda Rajonale e KFOR-it, e udhëhequr nga SHBA-Lindje.

    Sevdije Kasumi Banjku, menaxhere e strehimores së dhunës në familje, tha se strehimorja aktualisht po avokon një ndërtesë publike për të ofruar siguri për viktimat e strehimores. LMT-ja ndihmon duke vazhduar adresimin e çështjes në komunë për të siguruar një vendndodhje publike.

    Banjku pranoi se një nga misionet e tyre kryesore është të ndërgjegjësojnë qytetarët në komunë për dhunën në familje, veçanërisht gjatë pandemisë. Shumë vende në botë kanë raportuar një rritje të dhunës në familje gjatë pandemisë.

    Dhuna me bazë gjinore në të vërtetë ka tendencë të rritet gjatë çdo lloji urgjence, përfshirë epidemitë. Gratë që janë shpërngulur, refugjate dhe që jetojnë në zona të prekura nga konflikti janë veçanërisht të cenueshme. Ndërsa masat në distancë janë vendosur dhe njerëzit inkurajohen të qëndrojnë në shtëpi, rreziku i dhunës nga partneri intim ka të ngjarë të rritet.

    Përkundër COVID-19, Ekipet e Monitorimit dhe të Ndërlidhjes të KFOR-it (LMT) vazhdojnë misionin e tyre për të mbështetur institucionet në Kosovë.

    LMT-të janë sytë dhe veshët e KFOR-it dhe ofrojnë një lidhje shumë të vlerësuar midis komuniteteve dhe forcës. Ata marrin trajnime të hollësishme për vetëdijen kulturore, angazhime ballë për ballë, vlerësimin dhe inicimin e projekteve për bashkëpunim civilo-ushtarak dhe çështjet që kanë të bëjnë me gjininë.

    KFOR-i është i përkushtuar të mbështesë institucionet dhe organizatat që ndihmojnë viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe ka dhënë kontributin e tij në strehimoren rajonale që u përurua në Zubin Potok, më 30 qershor, duke instaluar një sistem sigurie me kamera të mbikëqyrjes, thuhet në një komunikatë për media./KP/

    Nga Rubrika
    Lajme06 Janar 2025
    Zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e ka akuzuar KQZ-në se ka bërë shkelje të Ligjit. Sipas tij, VV-ja është ankuar në PZAP...
    Lajme06 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryetari i KQZ-së...
    Lajme06 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka tërhequr numrin 124 në shortin e hedhur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për renditjen e partive...
    Të tjera
    Lajme06 Janar 2025
    Afaristë dhe përfaqësues biznesesh thanë se viti 2024 u karakterizua me sfida të shumta. Sipas tyre mungesa e fuqisë punëtore krahas rënies...
    Lajme06 Janar 2025
    Në këtë kontekst, edhe eksperti i njohur i çështjeve të arsimit, Argjend Osmani, e thekson se rënia e interesit për Universitetin e...
    Vip06 Janar 2025
    Kanë vazhduar tensionet mes banorëve pas përqafimit të Drilonit bashkë me Xhenetën. Pas Drenushës, edhe Gresa i ka reaguar ashpër Drilonit duke...
    Lajme06 Janar 2025
    Javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku në rajonin e Ferizajt. Bilanci i këtyre aksidenteve është një i vdekur dhe 34...
    Kronika06 Janar 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Mitrovicë. Një person e ka kërcënuar me vrasje nënën e tij. Viktima, është...
    Vip06 Janar 2025
    Drenusha i ka reaguar Drilonit pas përqafimit të këtij të fundit me Xhenetën. Ajo i tha se pse për të nuk reagoi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.