Sot janë regjistruar edhe katër raste të reja me koronavirus në Komunën e Malishevës.
Këto raste janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, i dhe në komunikim direkt me personat e prekur apo familjarët e tyre.
Rastet e reja janë në Kërvasari (2), Tërpezë (1) dhe Astrazup (1).
Që nga shpërthimi i pandemisë e deri më sot, në Komunën e Malishevës
janë konfirmuar 192 raste me COVID-19, prej tyre 143 janë shëruar, 17 kanë vdekur, ndërsa raste aktive mbesin 32.