×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Ja si votuan deputetët për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Me kërkesë të 61 deputetëve, Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh sot në seancë të jashtëzakonshme, për të votuar në parim Projektligjin nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID – 19.

    Në emër të deputetëve nënshkrues, kryetari i GP të LDK-së, Arben Gashi, arsyetoi thirrjen e kësaj seance, duke e konsideruar miratimin e këtij projektligji të një rëndësie të veçantë.

    Përveç deputetëve të koalicionit qeverisës që përbëhet nga LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe, Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike kanë votuar edhe dy deputetë nga AKR-ja, Behgjet Pacolli dhe Mirlinda Sopi Krasniqi.

    Po ashtu, edhe pro këtij projektligjit kanë qenë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli nga LDK-ja, të cilët kanë pasur shpesh mos pajtime për Qeverinë Hoti

    Përfaqësues të GP të VV-së dhe atij të PDK-së, përkatësisht Hekuran Murati dhe Abelard Tahiri, mbajtën qëndrimet e tyre kundër miratimit të projektligjit dhe asnjë deputet i këtyre subjekteve politike nuk mori pjesë në votim.

    Pas diskutimeve, me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi miratoi në parim Projektligjin nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID – 19, duke u hapur rrugë shqyrtimit të tij në komisionet përkatëse parlamentare.

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Në lidhje me këtë virus, Sali Ahmeti, infektolog, ka shpjeguar se HMPV është një virus i ri që manifeston infeksione të rrugëve...
    Vip09 Janar 2025
    Vullneti u shpreh se Driloni ka urdhëruar Sarën duke i thënë se ‘më kurrë nuk guxon me nejtë me Vullnetin’. Ai u...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Sulmi rus në Zaporizhzhia të Ukrainës ka lënë të vdekur 13 persona dhe të plagosur mbi 100 të tjerë. Është bërë e...
    Vip09 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, janë përfshirë në një debat të fortë rreth çmimit të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump shtrëngoi duart me ish-zëvendëspresidentin e tij Mike Pence dhe foli gjerësisht me ish-presidentin, Barack Obama gjatë...
    Lajme09 Janar 2025
    Arben Gashi i LDK’së ka thënë se ekipit garues të VV’së në zgjedhje u janë ndalë të gjitha paraqitjet televizibve. Kandidati për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.