×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Izraeli konfirmon shtyrjen e planit për aneksimin e Bregut Perëndimor

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Ministri izraelit Ofir Akunis, i afërt me kryeministrit Benjamin Netanyahu, konfirmoi se procesi i aneksimit të pjesëve të Bregut Perëndimor nuk do të fillojë sot, duke thënë se zyrtarët dhe kolegët e tyre amerikanë janë ende duke punuar në detajet përfundimtare.

    Ai shprehu shpresën që aneksimet do të jenë më vonë këtë muaj, transmeton KosovaPress.

    Netanyahu synonte ta fillonte atë proces sot në përputhje me planin e Lindjes së Mesme të presidentit të SHBA-së Donald Trump.

    Plani parashikon që rreth 30 për qind e Bregut Perëndimor të okupuar do të mbetet nën kontrollin e përhershëm të Izraelit, dhe që palestinezëve do t’u jepet një autonomi e kufizuar në territorin e mbetur të palidhur.

    Plani u dënua ashpër nga bashkësia ndërkombëtare. OKB, BE dhe vendet kryesore arabe kanë thënë se aneksimi i Izraelit do të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe do të minojë perspektivat tashmë të ulëta për krijimin e një shteti të vlefshëm palestinez krahas Izraelit.

    Aneksimi u kundërshtua gjithashtu nga aleatë të afërt të Izraelit, siç është Britania e Madhe, kështu që kryeministri britanik Boris Johnson i bëri thirrje sot Izraelit që të hiqte dorë nga plani.

    Zhvillime të tilla kanë kontribuar që masa izraelite të mbetet e pasigurt.

    Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor nga Jordania në luftën e vitit 1967.

    Komuniteti ndërkombëtar e konsideron territorin e okupuar dhe më shumë se 120 vendbanime hebraike në të si të paligjshme.

    Sot, mijëra palestinezë në qytetin e Gazës protestuan me rastin e të ashtuquajturës “ditë zemërimi” në shenjë proteste ndaj planeve për aneksim.

    Këto ishin vetëm një nga disa demonstrata të pritura në territoret palestineze.

    Protestuesit bartnin pankarta duke lexuar se plani ishte të “shpallte luftë” kundër Palestinës.

    Deri më tani, Izraeli nuk ka provuar kurrë të aneksojë Bregun Perëndimor, edhe pse pothuajse gjysmë milion izraelitë jetojnë atje.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës. Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.