×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj: Ta ruajmë interesin nacional, Specialja është dashur të vendoset në Kosovë

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

    Në emisionin DebatPlus të TV Dukagjini, Haradinaj ka thënë se fokusi nuk duhet të jetë te fakti që Thaçi nuk do të jep dorëheqje deri në verifikimin e aktakuzës, por te menaxhimi i situatës që Kosova ta ruajë interesin nacional.

    “Çështja e dorëheqjes nuk e ka rëndësinë e parë. Kosova duhet të fokusohet te menaxhimi që duhet bërë me këtë situatë. Ka një propozim-aktakuzë për Thaçin e Veselin. Duhet shikuar se si të veprojë Kosova që ta ruajë interesin nacional në këtë rast. Kjo goditje që ka ndodhur përmes aktakuzave, të mos i shkaktojë Kosovës pasoja të pariparueshme”, ka thënë Haradinaj.

    Ai tha se ai dhe partia e tij nuk e kanë përkrahur Gjykatën Speciale, përkundër se nuk e kanë mohuar zbatimin e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës.

    “Unë nuk e kam përkrahur këtë gjykatë. Kjo gjykatë do të duhej të ngrihej në Kosovë, në të njëjtën kohë do të aftësohej edhe sistemi gjyqësor me prokurorë e gjykatës të huaj”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se AAK ka qenë që gjykata të vendosej në Kosovës, ndonëse dëshmitarët mund të mbroheshin edhe jashtë vendi.

    “Ne nuk e kemi kundërshtuar vendosjen e drejtësisë për të gjitha viktimat. Ne kemi kërkuar që gjykata të vendoset në Kosovë ndërsa dëshmitarët të mbrohen edhe jashtë vendit. Por jo gjykata, dëshmitarët kanë mundur të merren në pyetje apo të mbahen jashtë Kosovës”, tha Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.