×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj-Stublla: Diplomacia e Kosovës do të shtyjë përpara agjendën e njohjeve

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), për shkak të krizës globale të krijuara nga pandemia COVID-19, sot do të shënojë “online” hapjen e sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme, duke lënë kështu në kujtesë, të paktën këtë vit, mënyrën tradicionale të mbledhjes së liderëve nga e gjithë bota, në selinë e saj në Nju Jork.

    Me këtë rast, shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë një deklaratë publike duke njoftuar se përkundër pamundësisë për të marrë pjesë në margjinat e këtij sesioni, Republika e Kosovës do të angazhohet që edhe përmes takimeve virtuale të thellojë avancimin e marrëdhënieve bilaterale me shtetet e linjës së njëjtë politike brenda OKB-së.

    “Edhe pse ende nuk është anëtare e kësaj organizate, Republika e Kosovës do të përkushtohet në avokimin e vlerave të përbashkëta të Kombeve të Bashkuara – zhvillimit të demokracisë, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social, me fokus te kriza globale shëndetësore”, tha ajo.

    Haradinaj-Stublla tha se diplomacia e Kosovës do të shtyjë përpara agjendën e njohjeve dhe synimeve strategjike e obligimeve të tjera që rrjedhin nga marrëveshja e Uashingtonit.

    “Arritja e marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë dhe gatishmëria e Kosovës për të lëvizur drejt marrëveshjes finale, që përfshinë njohjen reciproke brenda kufijve të 17 shkurtit 2008, si dhe lufta e vendosur përkrah aleatëve të koalicionit kundër DAESH, në luftën kundër terrorizimit ndërkombëtar, do të jenë synimet e delegacionit të Kosovës në takimet virtuale që do të kemi gjatë këtij sesion”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.