Kryetari i AKK-së, Ramush Haradinaj tha se do të publikojnë programin ekonomik 2021 – 2025, në kuadër të të cilit do prezantohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ditët në vijim do të publikojë programin ekonomik 2021 – 2025, në kuadër të të cilit do prezentohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij zyrtar.
Sipas tij, ky fond do të garantojë përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të gjendjes pandemike, mbështetjen për familjet në krizë ekonomike e shumë benefite të tjera.
“Ne jemi ndryshimi i sigurt”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2353523538105380