×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Gjermania ndihmon Shqipërinë me 10,56 milionë euro

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf ku u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman përgjatë vitit 2020.

    Denaj informoi ambasadorin gjerman për vendimet e fundit të qeverisë mbi programet e punësimit dhe nxitjen e riintegrimit në tregun e punës të qytetarëve të larguar, si pasojë e COVID-19 dhe mbi iniciativat fiskale në mbështetje të sektorit privat, me fokus biznesin e vogël.

    Ajo solli në vëmendje përpjekjet dhe angazhimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për mbarëvajtjen e financave publike, pavarësisht situatave të krijuara nga tërmeti dhe pandemia.

    Ambasadori Zingraf bëri me dije alokimin e një fondi shtesë prej 10.5 milionë euro për bashkëpunimin ekonomik dhe teknik mes dy vendeve, për periudhën 2020-2021, në mbështetje të ndaj ndikimit të pandemisë COVID-19, të përqendruar veçanërisht në mbështetjen ndaj SME-ve, zhvillimit dhe promovimit të tyre, por edhe zonave rurale dhe arsimit profesional.

    “Rritja e angazhimit dhe mbështetja në situatat e tërmetit dhe pandemisë janë dëshmi e bashkëpunimit të fortë bilateral. Prioritetet e përbashkëta dhe orientimi i punës së Qeverisë dhe partnerëve gjermanë në sektorët më me peshë në ekonomi dhe në jetën e qytetarëve kanë qenë kyç në bashkëpunimin e vazhduar”, theksoi Denaj.

    Ministrja Denaj dhe ambasadori Zingraf diskutuan edhe mbi klimën e biznesit dhe nevojën e përhershme të dialogut publik-privat./atsh

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Fokusi i hetimit të kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Shqipëri nga janari deri në dhjetor të këtij viti ka qenë...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, i bëri komentet e tij të para publike në lidhje me sulmet në Jemen. Ai tha se...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndodhej në aeroportin e Sanas në momentin e sulmit izraelit. Ai...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, i ka reaguar ministrit të Mbrojtjes së Kosovës i cili ka...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    N.P “Termokos” SH.A njofton se 60.3% e konsumatorëve të saj kanë pranuar  fatura më të ulëta të energjisë termike përmes sistemit të ri...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të Qeverisë për këtë vit, ka zgjedhur që të flasë për...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Prokurori, Shqipdon Fazliu, Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, në mbledhjen e 259-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), ka prezantuar...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me bashkëshorten e tij, Albinën shpërndanë dhuratat e Vitit të Ri për fëmijët e...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklarimeve të ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për mungesë të energjisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.