×
  • Lajme
  • Lajme

    ​FOL akuzon Qeverinë për mos respektim të masave antiCOVID-19

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Lëvizja FOL ka shprehur shqetësimin e saj për moszbatim të vendimeve të institucioneve për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, nga vetë institucionet publike.

    Mexhide Demolli- Nimani, drejtore Ekzekutive e Lëvizjes FOL, tha në një konferencë për media se me vendimin e datës 28 korrik 2020, në pikën 11 të saj, institucionet publike obligohen që të menaxhojnë paraqitjen e stafit në punë në përputhje me manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.

    “Për t’u mbrojtur nga pandemia COVID-19 dhe për të parandaluar përhapjen e saj, një ndër masat e përgjithshme është paraparë edhe mbajtja e distancës, e cila është e pamundur te sigurohet nëse fillohet puna me staf dhe me orar të plotë nëpër institucionet shtetërore, ku numri i të punësuarve është relativisht i madh”, tha ajo.

    Erblin Hoxha, koordinator në Lëvizjen FOL, tha se kanë pranuar raportime nga punonjësit e institucioneve publike, të cilët përmes email-ave janë njoftuar nga zyrtarët përgjegjës për rikthimin e tyre në vendin e punës me orar të plotë që nga e hëna e kësaj jave.

    “Duke qenë se hapësirat e këtyre institucioneve nuk janë të bollshme në krahasim me numrin e lartë të të punësuarve, ministritë nuk i përmbushin standardet për distancë fizike. Edhe pse statistikat për dënimet e shqiptuara ndaj qytetareve dhe bizneseve janë publiku, e ku janë mbi 18 mijë dënime të shqiptuara për mos mbajtje të maskës, apo distancës, ne nuk kemi shifra sa i përket dënimeve të shqiptuara për personat zyrtar apo institucionet publike për mos-respektim masave antiCOVID”, tha Hoxha.

    Marrë parasysh bazën ligjore në fuqi, Lëvizja FOL konsideron se masat e marra nga Qeveria e Kosovës nuk janë duke u respektuar nga institucionet përkatëse dhe e vlerëson si të paligjshme vendimin e disa institucioneve publike për rikthim në punë të të gjithë stafit, me orar të plotë, pa vendim zyrtar.

    Lëvizja FOL me këtë rast ka shtruar edhe tri kërkesa për institucionet e Kosovës për menaxhimin e pandemisë me koronavirus.

    FOL thotë se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë duhet të limitojnë kohën deri kur vendimet për kufizimet e tilla janë në fuqi apo kur duhet të rishikohen, si dhe të adoptojnë vendimet qeveritare sipas ligjit të ri për parandalimin e pandemisë.

    Qasja në informata të sakta duhet të jetë më e lehtë dhe i gjithë procesi të jetë me transparent dhe institucionet publike duhet të kenë koordinim më të mirë në mes tyre, në mënyrë që trajtimi i zyrtarëve civilë në institucione publike të mos jetë i bazuar në preferencat individuale të udhëheqësve të atyre institucioneve, por të jetë uniform për të gjithë.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture këtë të mërkure në rrugën Pejë- Prishtinë. Drejtori i Klinikës Emergjente...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër mban konferencë për media. Konferenca do të mbahet në orën 09:30 në Selinë Qendrore...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Prishtinë, 25 dhjetor – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëheqë personalisht fushatën e PDK-së si udhëheqës i...
    Të tjera
    Lajme25 Dhjetor 2024
    22 të lënduarit nga aksidenti me autobus në magjistralen Prishtinë-Pejë, kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK, ndërsa gjendja e tyre...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Ismet Kryeziu nga KDI-ja, ka reaguar pasi që sot Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e rrëzoi vendimin për moscertifikimin e Listës...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka kritikuar ashpër menaxhimin e sektorit të energjisë nga ana e qeverisë Kurti....
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka deklaruar se problemet reale të qytetarëve përfshijnë faturat e energjisë...
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka reaguar ndaj situatës së rënduar me furnizimin me energji elektrike në...
    Kronika25 Dhjetor 2024
    Zyra për media e Drejtorisë Rajonale e Policisë në Pejë kanë konfirmuar se në aksidentin e ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.