×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Evidentohen mjaft parregullësi në Kuvendin e Kosovës

    FrontOnline
    11 Korrik 2020

    Janë evidentuar disa parregullsi në Kuvendin e Kosovës për ndarjen e subvencioneve dhe për mos monitorimin e përfituesve financiar.

    Zyra Kombëtarë e Auditimit si të gjetur tjetër ka evidentuar edhe mos regjistrimin e objektit të Kuvendit në regjistrat e pasurive.

    Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Kuvendit të Kosovës për vitin 2019, ka evidentuar parregullsi tek ndarja e subvencioneve për OJQ-të që kanë qenë jashtë fushëveprimit dhe natyrës së aktiviteteve që është e paraparë t’i përkrah Kuvendi.

    Sipas raporti, subvencionimi duhet të ishte vetëm në interes humanitar, ndërsa Kuvendi kishte ndarë subvencione ndaj dy organizatave joqeveritare, fushëveprimi i të cilave nuk kishte të bëj me aktivitete humanitare.

    “Aktivitetet me të cilat merreshin këto OJQ, kishin të bëjnë me organizimin e festivalit të filmit, si dhe organizimin e festivalit tradicional të komunitetit boshnjak. Kjo kishte ndodhur, pasi kryesia e Kuvendit kishte vlerësuar të arsyeshme ndarjen e mjeteve ndaj këtyre dy OJQ-ve. Ndarja e mjeteve për aktivitete të cilat janë jashtë kritereve të rregullores në bazë të cilave Kuvendi ndan shuma të caktuara të subvencioneve, ndikon në shpenzimin e mjeteve në mos përputhje me qëllimin për të cilin janë aprovuar këto fonde. Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit në bashkëpunim me kryesinë e Kuvendit, të siguroj se përzgjedhja e përfituesve të mjeteve nga subvencionet bëhet në përputhje me kriteret e përcaktuara me rregullore”, thuhet në raport.

    Po ashtu, e gjetur tjetër është se Kuvendi nuk ka bërë monitorim të duhur për përfituesit e subvencioneve.

    “Bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit mes Kuvendit dhe OJQ-së përfituese, kjo e fundit duhet të dorëzoj raportin mbi shpenzimin e mjeteve të pranuara nga Kuvendi. OJQ përfituese në vlerë 5000€, ende nuk kishte dorëzuar ndonjë raport mbi shpenzimin e mjeteve, ndonëse kishte kaluar më shumë se një vit nga periudha e përfitimit të mjeteve. Kjo pasi sipas OJQ-së përfituese, ende ishin në proces të realizimit të projektit. Sekretari i Përgjithshëm duhet të siguroj forcimin e kontrolleve në fushën e monitorimit të përfituesve të subvencioneve, për sigurimin e dëshmive përkatëse lidhur me shfrytëzimin e mjeteve nga OJQ-të, në përputhje me qëllimin e dhënë”, thuhet në raportin e fundit.

    ZKA po ashtu ka evidentuar po ashtu si shkelje nga sekretari i kuvendit, pasi në regjistrin kontabël të pasurive të Kuvendit të Kosovës, nuk ishte regjistruar objekti në të cilin operon Kuvendi i Kosovës.

    “Kjo kishte ndodhur pasi, pavarësisht marrjes së masave nga administrata e Kuvendit për të lidhur një kontratë me një operator ekonomik për vlerësimin e objektit qe nga viti 2018, procedurat kishin dështuar për shkak të ankesave në OSHP. Megjithatë, Kuvendi ishte sërish në procedura të prokurimit për të lidhur një kontratë të tillë”, thuhet në raport.

    Mos regjistrimi i objektit të Kuvendit në regjistrat e pasurive kapitale, vlerësohet se ndikon në nënvlerësimin domethënës të pasurive kapitale që i zotëron Kuvendi.

    ZKA-ja rekomandon sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit se duhet të siguroj që objekti i Kuvendit të Kosovës i trashëguar si pasuri kapitale, të regjistrohet sa më parë në regjistër të pasurisë./KP/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Armend Zemaj ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia janë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, deklaroi për RTK se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, megjithë rëndësinë e tij,...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqëruara me erë, kjo ka bërë që në disa...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas kallximit penal të bërë ndaj Lumir Abdixhikut dhe Paris Gurit...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka qëndruar për një vizitë zyrtare në insitucionet kryesore të Prokurorisë në Mbretërinë e Bashkuar. Ambasada...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri ka reaguar pas kallximit penaltë bërë ndaj tij e Lumir Abdixhikut nga Ministri i...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak, Georg Schnetzer. Gjatë këtij takimi është...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, e cila është një nga festat kryesore të tyre....
    Kronika22 Nëntor 2024
    Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Zëdhënësi i policisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.