×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Duda Balje: Në Kosovë ndihemi si në shtëpinë tonë

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e boshnjakëve, Rasim Demiri në ditën ndërkombëtare të këtij komuniteti ka kërkuar që Kosova dhe Bosnja të bashkëpunojnë dhe të zhvillojnë marrëdhëniet bilaterale për një jetë më të mirë të qytetarëve të dy vendeve.

    Kryetari i koalicionit VAKAT, në seancën e sotme solemne tha se data 28 shtator është e rëndësishme për shkak se boshnjakët kanë ruajtur identitetin, traditën dhe kulturën e tyre.

    “Boshnjakët e Kosovës me nderë e kanë ruajtur identitetin e vet, dhe sot me xhelozi e ruajnë sepse është privilegj t’i përkasësh një populli i cili nuk ka asnjë njollë në historinë e vet. Kjo datë është definitivisht data më e rëndësishme e boshnjakëve kudo që ata jetojnë. Kemi jetuar në këto troje me shekuj mbrapa duke respektuar të huajin dhe të ndershmen nga ne, kemi luftuar për të mirën e atdheut tonë duke sjellë në perfeksion jetesën në mes të Lindjes dhe Perëndimit. Pa këtë datë, vështirë që kishim mundur sot, kryelartë të themi se jemi boshnjakë. Kemi kthyer identitetin, traditën dhe kulturën, e obligimi i gjeneratës sonë është që të vazhdojmë me hapa të tillë dhe t’i ruajmë ato të cilën gjatë historisë shumë njerëz kanë dashur që të zhduket. Si anëtar aktiv i jetës politike, detyrë e jona është që të thirren partnerët tanë në Prishtinë dhe Sarajevë që të bashkëpunojmë dhe marrëdhëniet tona bilaterale t’i çojmë përpara me qëllim të një jete sa më kualitative për qytetarët e dy vendeve… Kjo është një porosi për të gjithë ne se komunitetin boshnjak duhet sa më shumë ta integrojmë në jetën ekonomike të Republikës së Kosovës sepse po përballemi me ikje të madhe të njerëzve tanë. ‘Po shkojnë që të mos kthehen kurrë’”, tha ai.

    Ndërkaq, deputetja Duda Balje tha se si komunitete të barabarata duan të ndërtojnë një Kosovë.

    “Gjithmonë kemi qenë miq, ky është shteti jonë, ne edhe para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës kemi qenë këtu. Ne shtet tjetër nuk kemi, këtu ndihemi si në shtëpinë tonë, këtu i rrisim fëmijët tanë. Në ditën e sotme, unë nuk do të flas se kush janë boshnjakët, sepse jam absolutisht e bindur se në Kosovë nuk ekziston njeri që nuk e di se kush janë boshnjakët dhe cila është rëndësia e boshnjakëve në këtë shtet. Dëshiroj që të jetojmë së bashku ashtu siç kemi jetuar deri më sot, që të kemi mbështetjen tuaj, si shumicë që jeni këtu. Dua që të jemi të barabartë, që së bashku ta ndërtojmë Kosovën, ashtu siç duhet ajo të jetë, që të jemi shembull për shtetet e tjera ashtu siç jemi edhe sot. Dua që ne të jemi të fortë, që juve t’ju bëjmë më të fortë, si dhe shtetin tonë ta bëjmë më të fortë”, tha ajo.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.