Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj është takuar sot me deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës së Bashkuar me Shaip Kamberi, Nadije Beqiri dhe Argjend Bajrami.
Ai me këtë rast ka siguruar se mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë, pasi që përgjegjësia e tyre është e jashtëzakonshme – përpjekja për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë.
“Ne do të vazhdojmë përpara e bashkërisht e së shpejti edhe me masa të reja institucionale për ta mbështetur Luginën”, ka shkruar Cakaj në Facebook.