×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Borxhi publik i Kosovës mbi 1.3 miliard euro

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka miratuar Raportin për nivelin e ekzekutimit të projekteve të financuara nga huamarrja ndërkombëtare. Sipas Raportit, gjendja e borxhit publik në datën 30 qershor 2020 ishte 1 miliard e treqind e katërmbëdhjetë milionë e njëqind e njëzetmijë euro, prej të cilave 426.62 milionë 137 euro janë borxh ndërkombëtar, ndërsa 884.51 milionë borxh i brendshëm. Kjo përbën 18.17 për qind të Bruto Prodhimit Vendor.

    Është shqyrtuar dhe miratuar edhe Koncept dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Koncept Dokumenti analizon situatën e krijuar pas riorganizimit të Qeverisë së Kosovës dhe shuarjes së Ministrisë së Integrimeve Evropiane. Duke vlerësuar se procesi i integrimeve evropiane për shtetin e Kosovës është jetik dhe duke pasur parasysh nevojën e koordinimit të zbatimit të marrëveshjeve të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, rekomandohet organizimi i Agjencionit për Integrime Evropiane.

    Edhe Koncept dokumenti për sëmundjet ngjitëse ka marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme. Ky koncept rekomandon plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit aktual për sëmundjet ngjitëse, me të cilat do të mundësojë një menaxhim të drejtë të sëmundjeve ngjitëse nga ana e profesionistëve shëndetësorë, përfshirë edhe parandalimin, zvogëlimin e rrezikut dhe të përhapjes si dhe trajtimin e adekuat të sëmundjeve ngjitëse. Plotësim ndryshimet do të mundësojnë edhe themelimin e organeve koordinuese për menaxhimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse në republikën e Kosovës.

    Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe vendimin për aprovimin e kritereve për financim të projekteve të komunave nga programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio ekonomike. Financimet do të bazohen në këto kritere: Së paku një takim publik i mbajtur me qytetarë gjatë vitit 2019 (vlerësohet me 20 pikë); Së paku 10 mbledhje të mbajtura nga kuvendet komunale gjatë viti 2019 (vlerësohen me 20 pikë); Funksionimi i komiteteve te përhershme në komunë (vlerësohet me 20 pikë); Realizimi i Buxhetit për vitin 2019, në minimum prej 50 për qind (vlerësohet me 20 pikë); Vlerësimi i ligjshmërisë së akteve të jetë në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi (vlerësohet më 20 pikë. Komunat që realizojnë mbi 60% të kritereve përzgjidhen si konkurrentë potenciale për përfitimin e fondeve, ndërsa projekt propozimet duhet të jenë projekte kapitale dhe infrastrukturore deri në shumën prej 50 mijë euro.

    Me vendimin e aprovuar nga Qeveria e Kosovës, është autorizuar Ministri i Shëndetësisë që të bëjë plotësim – ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Organizimin, strukturën, përcaktimin e shërbimeve dhe veprimtarisë së Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor duke tejkaluar procedurat që përcaktohen me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Rregulloren për Shërbimin Ligjor Qeveritar. Plotësim ndryshimet do t’u mundësonin institucioneve të kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë të testojnë për prani të antigjeneve të SARS-CoV 2 ose të antitrupave ndaj SARS-CoV 2.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me bashkëshorten e tij, Albinën shpërndanë dhuratat e Vitit të Ri për fëmijët e...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklarimeve të ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për mungesë të energjisë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Analisti Lavdim Hamidi është tallur keq me kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-it, Evetar Zeqiri,i cili sot ka thënë se reduktimet e rrymës janë...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Përfaqësuesi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, pas një takimi me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se nuk ka mungesë të energjisë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës në muajin prill të këtij viti...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Edmond Lajçi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukellës në muajin prill të këtij viti...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Lia e majmunit, u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në 1958 kur tek majmunët shpërtheu një infeksion i ngjashëm me...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kosova po përballet me mungesë të rrymës gjatë ditëve të fundit, e në disa qytete ndërprerja është më e theksuar. Madje, në...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka njoftuar se është konfirmuar një rast i infektimit i importuar të Mpox, i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.