×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​BE dhe OBSH homazh për viktimat e COVID-19

    FrontOnline
    17 Qershor 2020

    Spanja do të zhvillojë një homazh kombëtar për viktimat e coronavirusit më 16 korrik, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të BE-së dhe drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, njoftoi sot kryeministri Pedro Sanchez.

    “Ceremonia shtetërore në kujtim të 27 000 bashkatdhetarëve që kanë humbur jetën si dhe personave që kanë qenë në vijën e parë të luftës kundër pandemisë gjatë këtyre tre muajve do të zhvillohet më 16 korrik”, tha kryeministri në Dhomën e deputetëve.

    “Kjo ceremoni do të drejtohet nga mbreti i Spanjës, Felipe VI”, shtoi ai.

    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, si dhe drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, do të jenë të pranishëm”, tha Sanchez, pa dhënë detaje për vendin e këtij homazhi.

    Qeveria spanjolle dekretoi më 26 maj, 10 ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të pandemisë, zija më e gjatë që prej rivendosjes së demokracisë spanjolle në vitin 1977, pas diktaturës së Francisco Francos./atsh

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Në kantonin St. Gallen dhe rajonet përreth, në ditët e fundit janë regjistruar disa vjedhje dhe plaçkitje armësh. Ende nuk është e...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Një person ka humbur jetën ditën e sotme, teksa po bënte plazh te Shkëmbi i Kavajës. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Për të inkurajuar njerëzit që hyjnë në SHBA të zbatojnë kushtet e vizës së tyre, Presidenti Donald Trump (79) ka njoftuar një...
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2025
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili ka ironizuar me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me përdorimin...
    Lajme21 Korrik 2025
    Sindikata e Punëtorëve të RTK’së do të mbajë nesër një konferencë për media. Në njoftim thuhet se qëllimi i konferencës është informimi...
    Bota/Rajoni21 Korrik 2025
    Për të inkurajuar njerëzit që hyjnë në SHBA të zbatojnë kushtet e vizës së tyre, Presidenti Donald Trump (79) ka njoftuar një...
    Lajme21 Korrik 2025
    Njohësi i çështjeve të arsimit të lartë, Xhavit Rexhaj, në “Info Plus”në për RTK ka shprehur shqetësimin për rënien e vazhdueshme të...
    Lajme21 Korrik 2025
    Zëvendësdrejtori i “Zyrës për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, u arrestua të shtunën në Kosovë. Kjo pasi ai gjatë një...
    Lajme21 Korrik 2025
    Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka njoftuar se të mërkurën, më 23 korrik, nga ora 19:30, do të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.