×
  • Ekonomi
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​BB: Rritja ekonomike në Shqipëri do të jetë 7.2 për qind

    FrontOnline
    21 Tetor 2021

    Shqipëria do të arrijë këtë vit një rritje ekonomike prej 7.2% sipas Bankës Botërore.

    Në raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore është optimiste dhe thekson se po arrihet rimëkëmbja pas pandemisë së COVID-19.

    Shtyllat kryesore ku po mbështetet rimëkëmbja janë turizmi, që këtë verë mori hovin e para pandemisë, sektori i ndërtimit dhe konsumi. Ndërsa, në vitet e ardhshme, rritja ekonomike do të jetë e moderuar dhe nuk do t’i kalojë 3.3%, thotë Banka Botërore.

    “Punësimi dhe pjesëmarrja e forcës së punës janë po ashtu drejt rimëkëmbjes, edhe pse me ngadalësi, dhe pagat reale po rriten. Ringritja po kontribuon në mbledhjen e të ardhurave fiskale. Politikat ekonomike e kanë mbështetur këtë rimëkëmbje, por shtimi shpenzimeve ka çuar në rritje të mëtejshme të raportit të borxhit kundrejt PBB-së“.

    Raporti tregon se rajoni i Ballkanit Perëndimor është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme, me një rritje të PBB-së që parashikohet të arrijë në 5,9 për qind për 2021, pas tkurrjes me 3.1 për qind në vitin 2020. Rritja e rajonit parashikohet të arrijë në 4.1 për qind për vitin 2022 dhe 3.8 për qind për vitin 2023.

    Megjithatë, pasiguritë mbeten të mëdha, për shkak të rastet e reja me COVID.

    “Norma e varfërisë për rajonin parashikohet të shkojë në nivelet para pandemisë dhe të ulet me rreth 1 pikë përqindje ose 20.3 për qind, çka është afër niveleve të vitit 2019. Rimëkëmbja në mbarë rajonin vjen falë forcimit të kërkesës vendase dhe asaj të huaj. Rritja e fortë e konsumit vendas dhe rinisja e udhëtimeve në Evropë ndihmuan në rritjen e dërgesave, si dhe flukseve hyrëse të turistëve gjatë kulmit të sezonit veror“./tch

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Ka shkuar në 25 numri i personave të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos. Robert Luna, sherifi i qarkut ka thënë se...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Të tjera
    Sport15 Janar 2025
    Barcelona do të provojë që të negociojë një marrëveshje të re me Ronald Araujon. Katalunasit do të tentojnë ta fortifikojnë uruguaianin pas...
    Sport15 Janar 2025
    Cleveland Cavaliers kanë fituar mbrëmë ndaj Indiana Pacers në xhiron e 39-të në NBA. Donovan Mitchell udhëhoqi Kavalierët me 35 pikë, përcjellë...
    Vip15 Janar 2025
    Me plot energji ka nisur sot ditën Gresa. Ajo madje u ngazëllye edhe me shijen e Vëllait të Madh, ndërsa u zgjodhi...
    Vip15 Janar 2025
    Mbërritja e zarfit të zi nga ‘Vëllai i Madh’ në shtëpi është bërë temë diskutimi mes të gjithë banorëve. Edhe Sara e...
    Vip15 Janar 2025
    Leo ka bërë një deklaratë aspak të pritshme mbi ato që shprehet se i ka thënë Driloni. Ai u shpreh se ato...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët të mbledhur në oborrin e shtëpisë tregonin gjëra nga më të ndryshmet për jetën jashtë izolimit. Driloni u shpreh se takimet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.