×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Bajrami inkurajon Kuvendin për hetimin e evazionit 3.5 miliardë euro të ngritur nga Murtezaj

    FrontOnline
    04 Nëntor 2020

    Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, sot gjatë raportimit për arsyetimin e lirimit nga detyra të ish-drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, theksoi se ndaj Ilir Murtezajt ka pranuar dhjetëra ankesa nga stafi i ATK për shkelje të detyrës zyrtare.

    Bajrami tha se ka pasur degradime të zyrtarëve të pajustifikueshme, dhe në të njëjtën kohë ka pasur avancime nga pozita e asistentes në pozitën e inspektores.

    Ajo para anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Transfre ka kërkuar formimin e një komisioni për hetimin e deklaratave të ish-drejtorit të ATK-së lidhur me pretendimet se 3.5 miliardë euro qarkullim nga disa kompani nuk kanë paguar tatim.

    Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Transfere Hekuran Murati ka kërkuar sqarime nga ministrja Bajrami për pretendimin për bizneset që kanë pasur qarkullim 3.5 miliardë nuk kanë paguar tatim

    “Nuk më kujtohet që për shkarkimet e kaluara të ketë pasur pretendime që ka pasur qarkullim 3.5 miliardë euro për një grup të bizneseve që nuk ka paguar tatim askush. Në një konferencë për media një drejtor i shkarkuar thotë që për shkak që kam filluar me ua lëvizë ‘strofullin’ për disa që janë të afërt me këto biznese dhe po akumulojnë borxhe, po falen tatime, nuk po detyrohen me i paguar… Pra, në arsyetim nuk e kemi për keq menaxhim ose trajtimit të pa barabartë që bën ATK-ja”, theksoi Murati.

    Për deklaratën e bërë një ditë pas shkarkimit, ministrja Bajrami tha se duhet të nis hetimet prokuroria, dhe ka inkurajuar Kuvendin që të formojë një Komision Hetimor parlamentar për ato deklarata që i ka bërë Murtezaj.

    “Dalja e ish-drejtorit të ATK-së në një konferencë për media një ditë pas shkarkimit dhe të deklarojë se ka pasur 3.5 miliardë euro qarkullim edhe se kompanitë nuk kanë paguar tatim, kjo duhet të jetë një argument i mjaftueshëm për cilin do organ të drejtësisë, në këtë rast prokurorinë që të merret më këtë rast. Çka ka bërë ai (Ilir Murtezaj) qe dy vjet, nëse ai e ka ditur që ka pasur biznese që kanë pasur 3.5 miliardë qarkullim? Unë ju inkurajoj të krijohet një komision hetimor dhe të dëshmohet se kush ka pasur, kush janë bizneset dhe me kë kanë qenë të lidhura ato? Në anën tjetër kur shfuqizon akt-emërime, i degradon zyrtarët në ATK dhe merr i avancon të tjerët, edhe ky është një tregues që po krijohet një strukturë për një grup të bizneseve të caktuara”, tha Bajrami.

    Deputeti nga PDK, Kujtim Gashi, tha se tashmë ish-drejtori i ATK-së ka pasur performancë të mirë dhe këtë e dëshmon edhe raporti i FMN-së.

    “Për hir të korrektësisë unë drejtorin e ATK-së fare nuk e njoh, nuk kam asgjë personale pse ka ndodh kjo. Edhe një herë, nëse mund të më përgjigjesh rreth raporteve ndërkombëtare të cilat e kanë vlerësuar ATK-në për 2019 me një progres të jashtëzakonshëm”, tha Gashi.

    Ministrja Bajrami tha se asnjë herë nuk janë kundërshtuar raportet ndërkombëtare, dhe siç tha ajo ka qenë vështirë të punohet me gjithë ato ankesa ditore nga stafi ndaj Ilir Murtezajt.

    “Ka qenë e vështirë të vazhdohet të punohet me të gjitha këto ankesa. Duke marrë me dhjetëra email-a në baza ditore nga stafi. Kam këtu me dhjetëra komunikime që dëshmonin shkeljen përmes ligjeve dhe përmes ankesave që kishin bërë. Nuk mund t’i mbyllim sytë para shkeljeve që janë bërë në ATK dhe t’i shikojmë numrat dhe të themi se çdo gjë është në rregull. Nuk mund t’i mbyllim sytë kur një asistente administrative avancohet në pozitën e inspektores kur ndërkohë degradohen zyrtarët e lartë”, tha Bajrami.

    Deputetja Mimoza Kusari Lila tha se rrethanat e shkarkimit tregojnë më shumë për pastrim politik sesa për struktura organizative. Ajo tha se ish-drejtori ka përmendur punësime të fëmijëve të gjyqtarëve dhe familjarë të politikanëve në kohën kur Avdullah Hoti ka qenë ministër i Financave.

    “Rrethanat që karakterizojnë largimin e këtij drejtori kanë dhënë më tepër përshtypjen e rrethanave për pastrimin politik sesa të mos funksionimit. Në të njëjtën ditë, kryeministri Hoti ka shkarkuar drejtorin e Doganës, drejtorin e ATK-së, fillimisht drejtorin e policisë. Nëse ka pasur arsye, atëherë do të duhej të ishte një arsye madhore e krimit të organizuar që përfshinë policinë, ATK-në dhe doganat dhe jo një ngritje në pozitë e një asistenteje në inspektore e të tjera”, tha Kusari-Lila.

    Për deklaratat e deputetes Kusari-Lila pati ndërhyrje nga deputeti i LDK-së, Shkëlzen Hajdini, sipas të cilit në çdo qeveri ka pasur shkarkime. Madje, Hajdini u përplas verbalisht me deputeten Kusari Lila, i cili i tha me ironi se “as ju namin s’e keni bë kur keni qenë qeverisje”.

    “Mimoza, qëllimi jonë është ta dimë se si ka ndodhur shkarkimi në ATK. Unë jam i interesuar të di për shkarkimin në ATK. Mos të bëjmë politikë, Mimozë, s’e nuk e keni bërë namin as ju në qeverisje”, tha Hajdini.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e përgjithshme. Në njoftimin e bërë për media,...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC), tërmetet ishin të magnitudave...
    Sport10 Janar 2025
    Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën e FA Cup kundër Peterborough, me sulmuesin e Everton që u fut në...
    Vip10 Janar 2025
    Vullneti është përplasur me Sarën sërish për finalen dhe çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova 3. Ai u shpreh se...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Edmont Çeka, një 58-vjeçar nga Rrësheni është gjetur pa shenja jete në rrugën e Kapshticës, në Korçë. Policia në vendngjarje ka bërë...
    Lajme10 Janar 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin Kurti, duke e demantuar për një deklaratë që ky i fundit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.