×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Arrestime të reja gazetarësh në Rusi

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Siç njoftojnë mediat ruse, të hënën më 13 korrik, policia ruse ka arrestuar më shumë se dhjetë gazetarë, të cilët kishin dalë të protestonin kundër arrestimit të ish-gazetarit të Kommersant dhe këshilltarit të Roskosmos , Ivan Safranov.

    Më shumë se 80 protestues, shumica gazetarë, me pankarta në duar dhe fanella me mbishkrimin “Liri për Ivan Safronov”, kishin shkuar për të protestuar para qendrës së paraburgimit në Lefortovo, ku po mbahet Safranov.

    Protestuesit po kërkonin lirimin e tij dhe po e cilësonin arrestimin e tij, nën akuzën për tradhti, si pasojë e punës së tij si gazetar kritik ndaj drejtuesve të lartë të ushtrisë dhe politikës ruse.

    Gjatë protestës kishte ndërhyrë policia duke arrestuar më shumë se dhjetë protestues. Në mesin e të arrestuarve janë, anëtarja e sindikatës së gazetarëve rusë, Sofya Rusovo, redaktori i Kommersant, Alla Pugachev, gazetarët e Komemersant, Olga Allenova, Anna Povago, Anna Vasilyeva, Yulia Gallyamova, Lilia Galyavieva, Petra Parkhomenko, Aleksander Cherneykh, ish-gazetarja e Vedmosti, Tatyana Morozova, autori i Live, Avtozak Maxim Kondratyev, kryeredaktorja e Kholod, Taciya Bekbulatov, Alla Pugachev dhe Maria Karpenko.

    Kreu i Koorporatës Shtetërore për Veprim Hapësinor “Roscosmos”, Dimitry Rogozin, kishte thënë se arrestimi i Safranov, nuk ndërlidhet me punën e tij në “Roscosmos”. Pas akuzave të opinionit publik rus se arrestimi i Sofranov ndërlidhet me shkrimet kritike, Kremlini është prononcuar se, “kjo nuk ndërlidhet me të kaluarën e tij si gazetar, por aktakuza kundër Sofranov gjatë seancës dëgjimore e konfirmon se arrestimi i tij ka të bëjë me të kaluarën si gazetar”.

    Pjesë e aktakuzës është edhe shkrimi kritik i Sofranov, kundër atyre që miratuan shitjen aeroplanëve luftarakë Su-35 në Egjipt.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer tha se legjislacioni i urgjencës po kthehet pas një dekade rënieje. Në një deklaratë të lëshuar, pasi oferta...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Shqipëria e ka braktisur kryeministrin Edi Rama në prag të zgjedhjeve të 11 majit,...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.