×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Arkivi i Kosovës mbush 70 vjet, vlerësohet puna e këtij institucioni

    FrontOnline
    22 Mars 2021

    ​Arkivi i Kosovës mbush 70 vjet, vlerësohet puna e këtij institucioni
    Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, me rastin e 70-vjetorit të themelimit mbajti një Akademi solemne.

    Për rrugëtimin e Arkivit të Kosovës foli kryeshefi ekzekutiv, Bedri Zyberaj i cili tha se pavarësisht rrethanave politike të cilat shpesh janë shfaqur si mundësi të favorshme e herë si pengesë për veprimtarinë e këtij institucioni, arkivi ia doli t’i mbijetonte kohës edhe përkundër vështirësive të shumta për 70 vite.

    Ai tutje tha se Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës ka filluar të bëjë digjitalizimin e lëndëve arkivore, e cila për shkak të mungesës së stafit dhe teknologjisë së duhur po vonon në këtë proces.

    Zyberaj: Arkivi i Kosovës ka filluar digjitalizimin e lëndëve arkivor

    “Ka disa vite që Agjencia Shtetërorë e Arkivave të Kosovës ka filluar të bëjë digjitalizimin e lëndës arkivore, por për shkak të mungesës së stafit, dhe sidomos të teknologjisë së duhur për punë më efikase kjo bëhet në sasi mjaft të vogël, meqë digjitalizimi sot është bërë domosdoshmëri e kohës, por edhe për arsyeje të tjera, agjencia shtetërorë e arkivave të Kosovës që dy vjet ka filluar të bëjë investime më të mëdha për proces, për ketë vit që është edhe hera e parë është planifikuar që të realizohet një projekt i tillë me një buxhet prej 30,000 euro…03:21Mosha e dorëshkrimeve të arkivit të Kosovës shkon më në thellësi kohore, fillojmë nga gjysma e parë e shekullit 15-të ndërsa më i vjetri prej tyre është fjalori me dorëshkrim arabisht-persisht në vitin 1437, përveç pjesës së parë të dokumenteve dorëshkrimeve origjinale që kane origjinë nga hapësira jonë. Pjesë e thesarit tonë është edhe një sasi e konsiderueshme e dokumenteve fizike si dhe te mikrofilmuara e të digjitalizuar të cilat gjatë kësaj kohe të jetës dhe funksionimit të arkivit tonë janë vjedh nga arkiva të ndryshme të botës”, tha ai.

    I pranishëm në këtë akademi solemne ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, i cili tha se arkivat shtetërore e të dyja vendeve i konsideron si të përbashkëta.

    Arkiva e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës janë të reja në moshë por në to ruhet historia e madhe e kombit tonë, shtoi ai.

    Bido: Arkivat e reja në moshë me histori të vjetra në to

    “Të dy arkivat tona janë të reja në moshë, arkivi i Shqipërisë është 72 vjeçare dhe arkivi i Kosovës 70 vjeçar por në to ruhen histori shumë më e gjënë se kaq në to ruhen historia e kombit tonë… dokumente mbi Kosovën gjen pafundësisht në arkivin Shqiptar… Në pikëpamjen profesionale dhe kombëtare jemi një. Arkivat ton i konsiderojmë të përbashkëta, arkivat tona i konsiderojmë një pasuri të përbashkët dhe jo thjesht me fjalë por edhe me vepra”, tha ai.

    Fillimet e punës arkivore datojnë që pas luftës së dytë botërore në vitin 1948, që filluan në kuadër të Drejtoratit Krahinor për Arsim dhe Kulture, ku aty u formua edhe Qendra Arkivore e cila kujdesej për mbrojtjen edhe evidentimin e lëndëve arkivore.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Tetor 2024
    Se nuk do të ketë pensione më të vogla se 150 euro, është zotuar i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit sot kanë zhvilluar një aksion ku është jë person pas intervistimit është...
    Lajme08 Tetor 2024
    Mustafë Kadriaj, ekonomist, e vlerësoi heqjen e masës kufitare nga Qeveria Kurti si një veprim të rëndësishëm, siç tha ai, të një...
    Të tjera
    Lajme08 Tetor 2024
    Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv...
    Lajme08 Tetor 2024
    Gramos Agusholli, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, e vlerësoi heqjen e masës kufitare nga Qeveria Kurti si një vendim të drejtë, pas presionit...
    Lajme08 Tetor 2024
    Emsiari amerikan dhe zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Aleksander Kasanof, do të vizitojë Kosovën këtë javë. Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Express nga...
    Lajme08 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë dhënë detaje nga aksioni i përbashkët në Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Sipas...
    Lajme08 Tetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale me anë të një komunikate të përbashkët kanë njoftuar se përgjatë bastisjes në aksionin e Ministrisë...
    Lajme08 Tetor 2024
    Ka filluar qarkullimi i mallrave serbe në tregun e Kosovës, një ditë pasi që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndryshimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.