×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Akademiku britanik: Të ndërpritet dialogu me Serbinë dhe BE-në, nëse konfirmohet aktakuza kundër Thaçit dhe Veselit

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Akademiku i Britanisë së Madhe, profesori në Universitetin e Oxfordit dhe autori i librit për UÇK-në, James Pettifer, ka reaguar ndaj publikimit të inicimit të aktakuzës kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

    Në një intervistë për KosovaPress, Pettifer ka thënë se krijimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe pa bazë të ardhshme për Kosovën, kur dihet që ka aq shumë krime serioze, zhdukje të njerëzve dhe çështje të tjera që nuk janë zgjidhur nga ana e Serbisë.

    “Pikëpamja ime gjithmonë ka qenë se në esencë kjo ka qenë një ‘gjykatë kangur’. Edhe performanca e saj administrative në pesë vitet e fundit ka qenë shumë e dobët. Mendoj, siç edhe kam menduar më herët, që ka qenë e dizajnuar për ta delegjitimuar pavarësinë e Kosovës. Ka arsye shumë të forta për shqiptarët që të refuzojnë bashkëpunimin me këtë gjykatë”, ka theksuar ai.

    Sipas profesorit britanik, nëse njerëz në pozicione të larta kanë kryer krime, ata mund të arrestohen dhe të gjykohen nga mekanizma juridik normal si në çdo shtet tjetër.

    Ai ka theksuar se ekziston një tendencë për të rishkruar historinë.

    “Ekziston një lëvizje e organizuar në pozicione qeveritare të Serbisë për ta barazuar periudhën e Millosheviqit, disi si pasues të aspekteve më të mira të Jugosllavisë në të kaluarën. Kjo është thjeshtë histori e rrejshme”, ka shtuar ai.

    Pettifer ka thënë se Kosova duhet ta distancojë veten shumë më shumë nga politikat e jashtme të fuqive të mëdha kur ato – ose së paku disa nga to – duan ta shkatërrojnë zgjidhjen/marrëveshjen e pas 1999-ës dhe pavarësinë e 2008-ës.

    “Shihet qartë që Serbia është përfituesja më e madhe e aktiviteteve të Dhomave të Specializuara. Nuk mendoj që Moska është aq e interesuar”, ka thënë ai.

    Pettifer ka theksuar se inicimi i aktakuzës kundër presidentit Thaçi dhe Kadri Veselit është një sulm ndaj gjithë Kosovës, dialogu dhe të gjitha kontaktet me Serbinë, BE-në, duhen ndalur.

    “Një qeveri kombëtare e shpëtimit duhet të formohet me plan eksplicit që ta forcojë kapacitetin ushtarak”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Autoritetet kosovare sot kanë mbyllur edhe disa komuna dhe institucione paralele të Serbisë në disa prej komunave të Kosovës. Aksionet policore u...
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për shtyrjen e afatit për subjektet politike për aplikim për akreditimin e vëzhguesve. Afati i paraparë...
    Lajme15 Janar 2025
    Ushtarë amerikanë dhe zviceranë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të udhëhequr nga NATO-ja realizuan një stërvitje të përbashkët për aftësitë ajrore...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për zgjedhjet e 9 shkurtit....
    Lajme15 Janar 2025
    Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, 26...
    Vip15 Janar 2025
    Sara dhe Xheneta kanë vazhduar përplasjen e tyre mes vete për qasjen ndaj Drilonit. Xheneta e akuzonte Sarën për mosguxim të përballet...
    Kronika15 Janar 2025
    Është gjendur 25-vjeçarja Arianita Gajtani, që ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar. E njëjta është gjendur në Shqipëri, ku...
    Vip15 Janar 2025
    Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj sot në Instagram ka publikuar një fotografi me të birin e saj. Krahas kësaj fotografie, Xhensila ka...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, janë bërë bashkë duke kënduar njëzëri. ‘Vëllai i Madh’ u...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.