×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Abrashi shkarkon njësitet e kundërligjshme në Ministrinë e Infrastrukturës

    FrontOnline
    10 Gusht 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bazuar në rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditorit, ka marrë vendim për shkarkimin e “Njësive Zbatuese të Projekteve”, për shkak se gjatë themelimit të tyre ishin anashkaluar kërkesat ligjore.

    Raporti i Auditorit ka gjetur se vendimet për themelimin e njësive për mbikëqyrjen e projekteve “Ndërtimi i Autostradës Kijevë-Zahaq”, “Ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”, “Zgjerimi i hyrje-daljeve në Ferizaj, Prizren dhe Gjilan”, Zhvillimi i projektit të Autostradës Istog-Pejë-Deçan, Gjakovë, Prizren”, janë marrë pa miratimin paraprak të Ministrisë së Financave, e cila kërkohet sipas ligjit.

    Sipas Auditorit, themelimi i këtyre njësive duke mos iu përmbajtur kërkesave rregullative mund të ndikojë në shpenzime të parregullta të buxhetit si dhe mangësi në menaxhimin financiar.

    Ministri Abrashi ka vepruar në zbatim të ligjshmërisë, duke u bazuar në të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditorit, duke shfuqizuar vendimet paraprake në mënyrë që të futet në binar ligjor i gjithë ky proces.

    Po ashtu ministri në ditët e ardhshme do të nxjerrë edhe vendime tjera, që kanë dalë si rekomandime të Auditorit, për ta kursyer paranë publike dhe për ta zbatuar ligjin, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Armend Zemaj ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia janë...
    Vip22 Nëntor 2024
    Ka nisur spektakli i shout më të famshëm, Big Brother VIP Kosova, i cili sonte pritet të shpërthejë me emocione, surpriza dhe...
    Vip22 Nëntor 2024
    Tre banorët e shtëpisë, Edi, Driloni dhe Burimi kanë ngacmuar Sarën. Edi u shpreh se do t’ia plotësoj të gjitha dëshirat Sarës,...
    Vip22 Nëntor 2024
    Driloni dhe Sara e kanë shprehur pëlqimin ndaj njëri-tjetrit. Ndonëse në kuadër të shakasë, Driloni u shpreh se i pëlqejnë femrat sikurse...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, deklaroi për RTK se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, megjithë rëndësinë e tij,...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqëruara me erë, kjo ka bërë që në disa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.